Dyshime për Këshillin e Paqes
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa nuk ishte shumë pozitiv në lidhje me të ashtuquajturin Këshill Paqeje të Trump, në të cilin janë ftuar edhe disa krerë qeverish evropiane dhe Komisioni. “Kemi dyshime serioze për një numër elementësh në këtë këshill”, tha Costa, “si në lidhje me madhësinë ashtu edhe me përgjegjësinë e tij”. Ai shtoi se nuk ishte e qartë se si ky përputhet me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Presidenti portugez shpjegoi se ata ishin të përgatitur të punonin me SHBA-në për një plan gjithëpërfshirës paqeje për Gazën, por vetëm me një institucion që e shihte veten si një entitet kalimtar.
Ende nuk ka vendim për marrëveshjen Mercosur
Një temë tjetër diskutimi në samitin e posaçëmt të ishte marrëveshja e Mercosur-it, e cila aktualisht është bllokuar në Parlamentin Europian. Ndërkohë, si në Parlament edhe në Këshill po shtohen thirrjet për ta futur në fuqi këtë marrëveshje të paktën përkohësisht. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen raportoi se ekziston “një interes i qartë për të siguruar që përfitimet e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme të mund të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Nëse dhe kur Komisioni do të nisë procesin për zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes nuk është vendosur ende, sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen. Së pari, do duhet të bëhet ratifikimi në vendet e para të Mercosur, shpjegoi von der Leyen. “Ne jemi gati kur ata të jenë gati” – kur ata të jenë gati, atëherë edhe ne në BE do të jemi./DW


