Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!

    January 22, 2026

    Kancelari Friedrich Merz e sheh Evropën përballë sfidave të mëdha: Rendi botëror po karakterizohet tani nga fuqia dhe forca, u shpreh ai në Davos, dhe theksoi, forca më e madhe rrjedh nga aleanca e ndërtuar mbi besimin.

    Fjalimi i Kancelarit gjerman, Friedrich Merz në Davos të enjten u prit me shumë interes, pas zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe mosmarrëveshjeve për Groenlandën. Merz u ka bërë thirrje evropianëve që të përshtaten shpejt me dinamikën e ndryshuar të fuqisë politike në botë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë një epokë të re, një epokë që shtrihet shumë përtej kësaj lufte agresioni, tha Kancelari në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. 

    Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) sheh një ndryshim rrënjësor edhe në politikën e jashtme të aleatit më të rëndësishëm Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara. Bota aktualisht po dëshmon një “riorganizim rrënjësor të politikës së jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së”, tha Merz të enjten në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.  Një botë e re fuqish të mëdha po lind, “bazuar në pushtet, në forcë dhe – nëse vjen puna deri këtu – edhe në dhunë”, shtoi ai. “Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm”. Kjo vlen “së pari për shtetet e vogla, pastaj për fuqitë e mesme dhe në fund të fundit për ato të mëdha”.

    Kancelari bëri thirrje që të merret fati në dorë dhe të mos lejohet të bëhemi shah i fuqive të mëdha. “Ne nuk jemi të pafuqishëm në mëshirën e këtij rendi të ri botëror”, theksoi Merz. “Ne kemi një zgjedhje”. Merz foli për rolin e Gjermanisë në këtë epokë të re, duke theksuar, se Gjermania dëshiron të luajë një “rol kyç” në mbrojtjen e një rendi botëror të bazuar në rregulla.

    Ndryshimi i kursit të Trump – “rruga e duhur”

    Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) përshëndeti ndryshimin e kursit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen për Groenlandën. Ndryshimi i kursit të Trump në mosmarrëveshjen për Groenlandën është “rruga e duhur”, tha Merz të enjten në një fjalimin e mbajtur në anglisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Çdo kërcënim për të pushtuar territorin evropian me forcë do të ishte i papranueshëm” dhe tarifat e reja do të “minonin më tej themelet e marrëdhënieve transatlantike”, shtoi Merz. Nëse ato do të zbatoheshin, “përgjigjja e Evropës do të ishte e bashkuar, e qetë, e përshtatshme dhe e fortë”, paralajmëroi kancelari gjerman. Merz theksoi se Gjermania ndan pikëpamjen se partnerët evropianë të NATO-s duhet të bëjnë më shumë për sigurinë në Arktik, duke theksuar këtu rëndësinë e NATO-s. “Gjermania tashmë po e bën këtë.” Merz theksoi, se Groenlanda duhet të të mbrohet nga “kërcënimet nga Rusia”.

    Merz kërkon partneritet të barabartë me SHBA

    Në fjalën e tij, kancelari gjerman, një transatlantist i bindur, iu referua edhe marrëdhënies transatlantike. Ai u shpreh, se partneriteti midis SHBA-së dhe Evropës duhet të bazohet në barazi: “Autokracitë mund të kenë të nënshtruar, demokracitë kanë partnerë dhe miq të besueshëm”. Forca më e madhe rrjedh nga aftësia për të formuar partneritete dhe aleanca të ndërtuara mbi besimin dhe respektin e ndërsjellë, theksoi Merz pa e përmendur drejtpërdrejt vendin për të cilin po i referohej me kritikat e tij. Kancelari Friedrich Merz i ka paralajmëruar SHBA-të se duhet të bashkëpunojnë më drejt me partnerët e tyre evropianë. Por “pavarësisht gjithë frustrimit dhe zemërimit të muajve të fundit, le të mos heqim dorë para kohe nga partneriteti transatlantik”, tha ai. Në dritën e tensioneve në rritje me SHBA-në, Kancelari Friedrich Merz (CDU) ka bërë thirrje për shpëtimin e partneritetit transatlantik.

    davos gjermani Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.