Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin

    January 20, 2026

    Përfaqësues nga qindra sipërmarrje si dhe mbi 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Kësaj here merr pjesë edhe presidenti i SHBA-së Trump.

    Pjesëmarrja e Donald Trumpnë Forumin e Davosit zgjoi interes të madh: Konfliktet globale, politika e SHBA-së si dhe një delegacion i kryesuar nga presidenti Trump rekord do të jenë në qendër të Forumit Ekonomik Botëror.

    Takimi zhvillohet në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të çmontojë rendin ndërkombëtar: nga pezullimi i rregullave të përcaktuara tregtare dhe tërheqja nga organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e OKB-së për Klimën, deri te arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimi për të aneksuar Groenlandën.Fjalimi i Donald Trump të mërkurën në Davos pritet me interes sidomos në sfondin e kërcënimeve të presidentit amerikan, për të marrë ishullin e Groenlandës, që i përket vendit partner në NATO, Danimarkës.

    Sulmi i Trump ndaj rregullave ndërkombëtare, që janë në fuqi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ndikimi i tij në paqen botërore, politikën dhe ekonominë do të jenë ndër temat qendrore të forumit pesëditor, që u hap më 19 janar nën moton “Në Frymën e Dialogut”.

    Përveç Donald Trump, në Davos do të vijnë më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili do të mbajë një fjalim të enjten në Davos. Edhe kryeministri kanadez Mark Carney dhe presidenti argjentinas Javier Milei janë në Davos, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa priten gjithashtu në Zvicër.

    Delegacion jashtëzakonisht i madh nga SHBA

    Trump kryeson delegacionin më të madh amerikan në historinë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, i përbërë nga pesë anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Delegacioni përfshin Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të Dërguarin Special Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Kjo përgatit terrenin për bisedime të nivelit të lartë mbi Ukrainën, Venezuelën dhe Rripin e Gazës. Irani, ku dëshmitarët okularë raportojnë një shtypje brutale të protestave antiqeveritare, ka të ngjarë të jetë gjithashtu në agjendë.

    Në kuadrin e këtij samiti, Trump pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët e G7 të Kievit – përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian – për të siguruar mbështetjen e SHBA-së për garancitë e sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

    Prania e fortë e SHBA-së përforcohet edhe nga fakti se këtë vit, për herë të parë, në Davos ka një “Shtëpi të SHBA-së” – një vend për evente në një kishë të vogël në shëtitoren kryesore, ku përfaqësuesit e SHBA-së do të zhvillojnë takime për të vendosur kontakte me investitorë./DW

    Davo Forumi Ekonomik Botëror zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.