Pas përfundimit të projektit Vision Pro, spekulimet për atë që do të jetë projekti i ardhshëm i madh i Apple janë rritur ndjeshëm.
Mësohet se Apple është duke punuar në një projekt të ri që përfshin një robot të pajisur me një krah rrotullues 360 gradë, të cilit i është bashkangjitur një pajisje e ngjashme me një iPad.
Ky robot do të ketë funksionalitete të avancuara që përfshijnë monitorimin e sigurisë në shtëpi, lidhjen me video telefonatat dhe shumë më tepër.
Krahu i robotit është përshkruar si i hollë dhe do të ketë mundësi të rregullojë këndin e ekranit lart e poshtë përmes aktuatorëve të integruar.
Projekti po drejtohet nga një ekip i përbërë nga qindra njerëz, dhe në krye të tij është Kevin Lynch, nënkryetar i teknologjisë në Apple, i cili më parë drejtonte projektin Apple Car.
Raporti, sugjeron se Apple synon të lançojë këtë produkt në treg rreth vitit 2026 ose 2027. Çmimi i parashikuar i robotit është mjaft i lartë, rreth 1,000 dollarë.


