Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    Rama për investimin në Zvërnec: Ka faktorë të jashtëm që nuk e duan zhvillimin e këtij projekti

    Temperaturat drejt 40°C, mjekët japin alarmin: Kujdes me fëmijët, të moshuarit dhe ushqimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

    January 15, 2026

    Këshilli i Ministrave ka përcaktuar sot kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm. Vendimi parashikon krijimin e një komisioni ad hoc të përbërë nga një përfaqësues i institucionit që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një përfaqësues i Departamentit të Administratës Publike dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

    Komisioni shqyrton dokumentacionin e kandidatëve dhe zhvillon intervistat brenda 15 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të aplikimeve. Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh, ku 60 pikë i atribuohen përvojës profesionale dhe 40 pikë intervistës së strukturuar. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të renditur sipas pikëve të grumbulluara, dhe e dorëzon te sekretari i përgjithshëm i institucionit përgjegjës brenda tre ditëve kalendarike. Gjatë gjithë procesit, komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë.

    Vendimi parashikon gjithashtu procedurat disiplinore në rast se ka indicie për shkelje. Sekretari i institucionit mund të nisë procedurat administrative dhe të njoftojë Inspektorin e Përgjithshëm për fillimin e hetimit. Një grup i posaçëm mbledh prova, dëshmi dhe raportime për shkeljen e dyshuar, ndërsa sekretari i institucionit propozon masat disiplinore për titullarin e institucionit në varësi të rrethanave të konstatuara. Lirimi dhe shkarkimi i Inspektorit të Përgjithshëm bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës.

    Ky vendim synon të forcojë transparencën, profesionalizmin dhe llogaridhënien në menaxhimin e Inspektoratit të Përgjithshëm.

    ad hoc Inspektori i Pergjithshem komision
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    June 24, 2026

    Rama për investimin në Zvërnec: Ka faktorë të jashtëm që nuk e duan zhvillimin e këtij projekti

    June 24, 2026

    Temperaturat drejt 40°C, mjekët japin alarmin: Kujdes me fëmijët, të moshuarit dhe ushqimet

    June 24, 2026

    Vila ikonike e Berlusconit shitet për 350 milionë euro, kalon në duart e familjes mbretërore të Katarit

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.