Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2026: SHBA paralajmëron për kërcënime ndaj stabilitetit të rajonit

    MIA: Informacionet e pasakta në mediat ndërkombëtare po ndikojnë te imazhi, investimet dhe turizmi në Shqipëri

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Temperaturat drejt 40°C, mjekët japin alarmin: Kujdes me fëmijët, të moshuarit dhe ushqimet

    June 24, 2026

    Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën pritet të sjellë temperatura deri në 40 gradë Celsius edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për grupet më të ndjeshme.

    Ekspertët e Instituti i Shëndetit Publik dhe autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, pasi temperaturat e larta dhe dehidratimi mund të shkaktojnë goditje nga nxehtësia dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike.

    Sipas ekspertes së ISHP-së, Rudina Cunashi, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, të cilët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut. Ajo rekomandon veshje të lehta, hidratim të vazhdueshëm dhe kujdes të shtuar me ushqyerjen e tyre.

    Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun e prishjes së ushqimeve në temperatura të larta, duke u kërkuar familjeve që të ruajnë dhe konsumojnë produktet ushqimore sipas kushteve të sigurisë, për të shmangur problemet gastrointestinale.

    Ndërkohë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike këshillohen të konsultohen me mjekun e tyre, pasi në disa raste mund të jetë e nevojshme përshtatja e dozave të medikamenteve në varësi të gjendjes shëndetësore.

    Mjekët japin këshilla edhe për pushuesit në bregdet, duke theksuar se hyrja e menjëhershme në ujë pas ekspozimit të gjatë në diell mund të jetë e rrezikshme dhe të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta për të minimizuar efektet e valës së të nxehtit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2026: SHBA paralajmëron për kërcënime ndaj stabilitetit të rajonit

    June 24, 2026

    MIA: Informacionet e pasakta në mediat ndërkombëtare po ndikojnë te imazhi, investimet dhe turizmi në Shqipëri

    June 24, 2026

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    June 24, 2026

    Rama për investimin në Zvërnec: Ka faktorë të jashtëm që nuk e duan zhvillimin e këtij projekti

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.