Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Trefishohen importet e makinave nga Koreja e Jugut në janar-korrik

    August 16, 2024
    makina

    Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Shqipëria importon makina të përdorura duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se 17.4 për qind e mjeteve që u importuan gjatë janar-korrik 2024 i takojnë këtij vendi. Kjo ëhtë një rritje e dukshme në krahasim me janar-korrik 2023 kur zinin 7 për qind të totalit.

    Në numër mjetet e importuara nga Koreja e Jugut janë rritur me më shumë se 3 herë ku nga rreth 2956 tashmë kanë arritur në 10.6 mijë mjete. Tendenca rritëse e importeve nga Koreja vihet re qartësisht edhe e sy të lirë nga një numër i shtuar i agjencive importuese, por edhe reklamave të sponsorizuara në rrjete sociale të tyre.

    I vetmi vend që ende kryeson importet duke lënë pas Korenë është Italia nga ku importet kanë një peshë 18.2 për qind, ose 11.1 mijë automjete në janar-korrik. Në vend të tretë vjen Gjermania me 17.2 % (10.5 mijë mjete) dhe më pas me radhë Zvicra me 9.1%, SHBA me 6.7%, Kina me 5.7%.

    Pse Koreja e Jugut po dominon tregun?

    Tendenca e importeve nga Koreja e Jugut duket se ka pas në pamje të parë një tendencë globale të stimulimit të mjeteve miqësore me mjedisin. Politikat qeveritare nxisin përdorimin e mjeteve sa më të reja dhe kryesisht ato elektrike ose hibride. Kjo ka bërë që përdorimi i mjeteve me djegie të eliminohet me ritme të shpejta, duke nxitur shitjen e tyre.

    Makina e përdorura nga Koreja vijnë me një çmim dukshëm më ekonomik sesa ato të Europës. Skeptikët thonë se kjo vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE. Një tjetër argument është kostoja më e lirë e krahut të punës.

    Pavarësisht dilemave duket se importet nga Koreja e Jugut mbeten tejet aktive dhe çmimet e leverdishme po nxisin shqiptarët të orientohen gjithmonë e më shumë drejt tyre. Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

    Sipas mediave koreane, ka një rritje të ndjeshme të eksporteve të makinave të përdorura. Dërgesat dalëse të makinave të pasagjerëve të përdorura arritën në 4.44 miliardë dollarë në vitin 2023, duke u rritur me 66 për qind nga një vit më parë.

    Makinat me benzinë ​​zënë pjesën më të madhe prej 67,5 për qind, të ndjekura nga makinat me naftë me 30,3 për qind dhe modelet hibride me 1,3 për qind. Eksportet e makinave hibride arritën gjithashtu një rekord të ri, me eksportet e tyre që u rritën 82 për qind në krahasim me vitin 2023 në 124.2 milionë dollarë.

    Sipas Monitor

    import Koreja radar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    April 27, 2026

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    April 27, 2026

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    April 27, 2026

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.