Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 në aksin Fier-Levan ku dy automjete, njëri tip Mercedes-Benz dhe një Audi, janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e askidentit janë plagosur 2 persona që gjendeshin në makinën Audi, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit.
Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e tejkaluar e mjeteve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës për pastrimin e rrugës.


