Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Në këtë shtëpi lindi një vëlla”, Geraldina i këndon princit të vogël Aleksandër

    Argjentina merr biletën për Botërorin 2030 përpara se të nisë gara, ja vendimi i paprecedentë i FIFA-s

    Katastrofa që la Venezuelën nën rrënoja: mbi 5,500 të vdekur, 16,700 të plagosur dhe mijëra persona ende të zhdukur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kodi penal/ Rama: Nuk kemi drejtësi as cilësore dhe as të paanshme

    January 11, 2026

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Ministrin e Drejtësisë së Francës disa ditë më parë. Gjatë fjalës së tij në podkastin e tij “Flasim” Rama u shpreh se kanë biseduar për pjesëmarrjen e ekspertëve francezë në grupin e reflektimit mbi politikën penale në Shqipëri dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

    Rama deklaroi se Shqipëria ka një drejtësi të pavarur, por nuk ka ende as një drejtësi të paanshme dhe as një drejtësi cilësore.

    “Kjo javë nisi me pjesëmarrjen në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku kisha nderin të isha edhe unë ndër të ftuarit për të përfaqësuar Shqipërinë. Në tërësi, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të gjithë përpjekjeve të njehsimit të pozicionit dhe të koordinimit të forcave e të ndarjes së detyrave mes Shteteve të Bashkuara, Koalicionit të Vullnetmirëve dhe Ukrainës, në kuadër të garancive të sigurisë së nevojshme për hapjen e rrugës drejt kompromisit dhe paqes pas një lufte që ka marrë vërtetë tejet shumë jetë njerëzish. Por, gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi.”- tha Rama./Radar.al

    Edi rama kodi penal
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Në këtë shtëpi lindi një vëlla”, Geraldina i këndon princit të vogël Aleksandër

    July 25, 2026

    Argjentina merr biletën për Botërorin 2030 përpara se të nisë gara, ja vendimi i paprecedentë i FIFA-s

    July 25, 2026

    Katastrofa që la Venezuelën nën rrënoja: mbi 5,500 të vdekur, 16,700 të plagosur dhe mijëra persona ende të zhdukur

    July 25, 2026

    Pretendimet për lëndët kimike në protestë, Spaho sulmon Berishën: “Në pushtet nuk vihet me broçkulla”

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.