Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    Nju Jorku nderon Pelé-n, një kryqëzim merr emrin e legjendës së futbollit

    SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës, 20 masa sigurie dhe sekuestrim pasurish me vlerë milionëshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Në Rinas më vunë syzet”/ Milaim Zeka rrëfen vizitën në Shqipërinë komuniste: Ika i zhgënjyer, nga Tirana në Vjenë duke qarë

    January 7, 2026

    Periudha e komunizmit në Shqipëri mbart histori të shumta individësh që u përballën dhe mbijetuan nën një regjim represiv, i cili synonte shkatërrimin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Këto rrëfime nuk përfaqësojnë vetëm dhimbjen personale, por edhe qëndresën kolektive të një populli të tërë.

    Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, ka ndarë në emisionin “Top Story” përvojën e tij gjatë një vizite në Shqipërinë komuniste, duke theksuar se realiteti që pa ishte krejt ndryshe nga perceptimi që kishin shqiptarët e Kosovës për vendin amë.

    Zeka tregoi se që në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, u përball me një atmosferë frike dhe kontrolli. “Kur zbrita në Rinas, si djalë i ri, më priti Sigurimi i Shtetit dhe më vendosën syze dielli, duke më thënë se kishte shumë agjentë jugosllavë. Më sistemuan në hotel dhe aty kam takuar figura si Bujar Hoxha dhe Ajet Haxhiu, të cilët ishin përgjegjës për çështjen e Kosovës dhe shpesh përfundonin të dënuar si spiunë”, rrëfeu ai.

    Sipas Zekës, gjatë 56 ditëve qëndrimi në Shqipëri, kushtet e jetesës ishin tejet të vështira. “Kam ngrënë vetëm bukë të zezë, djathë dhe domate. Nuk kam ngrënë ushqim të gatuar, sepse gatimi bëhej në banja. Kur u largova nga Shqipëria, nga Tirana deri në Vjenë kam udhëtuar duke qarë nga zhgënjimi”, u shpreh analisti.

    Në përfundim, Zeka kritikoi ashpër mungesën e hapjes së dosjeve të komunizmit, duke deklaruar se përgjegjësia për krimet nuk bie vetëm mbi diktatorin. “Nëse Enver Hoxha ka kryer krime të mëdha, dhe këto janë të dokumentuara, një krim edhe më i madh është bërë nga ata që erdhën pas tij – djemtë dhe vajzat e regjimit – që nuk hapën dosjet,” tha ai.

    Milaim Zeka Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    June 12, 2026

    Nju Jorku nderon Pelé-n, një kryqëzim merr emrin e legjendës së futbollit

    June 12, 2026

    SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës, 20 masa sigurie dhe sekuestrim pasurish me vlerë milionëshe

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.