Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit, por zgjidhje për çështjet e pronësisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Moti i keq në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Janë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor

    January 7, 2026

    TIRANË– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej ditësh ka vënë në lëvizje të gjithë institucionet. Ditën e sotme përmes një reagimi zyrtar Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë në gatishmërinë e strukturave të shëndetësisë dhe situatën në terren për shkak të kushteve të motit.

    Njoftimi i ministrisë:

    Mbi gatishmërinë e strukturave të shëndetësisë dhe situatën në terren për shkak të kushteve të motit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren dhe funksionimin e strukturave shëndetësore në të gjithë vendin, për shkak të kushteve të motit.

    Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me 36 NJVKSH-të dhe 4 Drejtoritë Rajonale, po sigurohet raportim i detajuar dhe i përditësuar mbi gjendjen e qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe strukturave spitalore.

    Ndërkohë, janë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq.

    * Monitorim i pandërprerë 24/7 i situatës në terren

    * Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave bazë medikamentoze të emergjencës

    * Sigurim i aksesueshmërisë së transportit të urgjencës dhe koordinim me autoritetet vendore dhe emergjencat civile

    * Caktim i personave përgjegjës për monitorimin e situatës në çdo institucion shëndetësor

    Masat në nivel spitalor

    * Aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës me gatishmëri 24/7

    * Forcim i koordinimit operacional me OSHKSH-në, pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave

    * Monitorim i situatës çdo 3 orë dhe kontroll i vazhdueshëm i infrastrukturës

    * Verifikim i rezervave kritike: medikamente, materiale mjekësore, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë dhe pajisje emergjente./Radar.al

    ministria e shendetesise moti i keq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026

    Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit, por zgjidhje për çështjet e pronësisë

    June 7, 2026

    Operacion antidro*ë në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kilogram he*oinë, arrestohen dy persona

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.