Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në orët e para të nisjes së vitit 2026 në Zvicër, në një zonë ku po zhvilloheshin festimet e Vitit të Ri.
Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 në një bar të quajtur “Le Constellation”, i ndodhur brenda një qendre skish. Si pasojë e shpërthimit, i cili më pas është shoqëruar edhe me zjarr, disa persona kanë humbur jetën.
Policia bën me dije se ka edhe persona të plagosur, por deri më tani nuk është bërë e ditur një shifër e saktë e viktimave dhe të dëmtuarve. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në Crans-Montana, një resort luksoz skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit Bernë, i njohur për fluksin e madh të turistëve, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.


