Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Prokuroria Speciale ngre akuza për masakrën e Reçakut

    December 30, 2025
    Prokuroria Speciale ngre akuza për masakrën e Reçakut

    Masakra e Reçakut gjatë luftës në Kosovë, e kishte dokumentuar William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të OSBE.

    Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”. Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe në vitin 1998/99, vranë 42 civilë në fshatin Reçak të Shtimes. Të pandehurve iu publikuan vetëm inicialet. Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës. Gjykimi në mungesë, për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra në vitin 2022.

    Pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë

    Sipas aktakuzës në periudhën 1998-1999 të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”. Hetimet e prokurorisë kanë vërtetuar, thuhet në njoftim, se “të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”.

    Dokumentimi i William Walker

    Masakrën e Reçakutgjatë luftës në Kosovë, e kishte dokumentuar William Walker, i cili më 1999 shërbente si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas kësaj masakre, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi objektiva ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë.

    Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Edhe sot e kësaj dite, afro 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë të Kosovës./DW

    Masakra e Reçakut Reçaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    April 17, 2026

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.