TIRANË– Enea Andrea, ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas, ka humbur jetën pas një arresti kardiak.
Ish-basketbollisti ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë./Radar.al


