Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk të kam thënë të dua”, përplasen Vanesa dhe Indri pas “Ferma VIP 3”

    Pas rekordit historik, bashkëshortja i bën dedikim Lionel Messit

    ADN-ja konfirmon identitetin, trupi i gjetur në Cërrunjë është i Eglant Koçit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Reforma e pensioneve gati në 2026, Manjani: Kontributet nuk preken, rritje graduale e të ardhurave deri në 2030

    December 28, 2025
    Banka Botërore: Kriteri i 15 viteve punë për pensionet, një anomali që po penalizon shqiptarët

    Shqipëria po përgatitet për një reformë të thellë të skemës së pensioneve, që synon të sigurojë qëndrueshmëri financiare, drejtësi ndërbreznore dhe të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, bëri të ditur se reforma pritet të jetë gati brenda vitit 2026 dhe nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por përqendrohet te mënyra se si sistemi i përgjigjet realiteteve ekonomike dhe demografike.

    Reforma ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet parametrike dhe ato sistemike. Ndryshimet parametrike përfshijnë moshën e daljes në pension dhe formulën e përllogaritjes së përfitimeve, duke synuar barazinë midis grave dhe burrave sipas direktivave të Bashkimit Evropian. Aktualisht, mosha e pensionit për gratë do të arrijë 62 vjeç në vitin 2026, ndërsa për burrat rritja nis në 2032, me objektivin e barazimit në 2056, i cili po rishikohet për përafrim më të shpejtë me BE-në.

    Ndryshimet sistemike do të përqendrohen te struktura e përgjithshme e skemës, me forcimin e skemave private vullnetare (kolona e tretë) dhe të detyrueshme (kolona e dytë). Çdo ndërhyrje do të bëhet pas konsultimeve të gjera me biznesin dhe grupet e interesit, për të garantuar një sistem të balancuar dhe të zbatueshëm.

    Manjani theksoi se qëllimi i reformës nuk është të ndryshojë të drejtat e përfituesve apo kontributet e derdhura, por të adresojë sfidat demografike dhe zhvillimet e tregut të punës, duke ruajtur parimin kontributiv, qëndrueshmërinë fiskale dhe mjaftueshmërinë e të ardhurave për pensionistët.

    Përveç reformës strukturore, qeveria do të zbatojë një politikë mbështetëse që synon rritjen graduale të pensioneve deri në vitin 2030. Pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27 350 lekë në 40 000 lekë, pensioni urban i pjesshëm nga 15 850 lekë në 22 000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë. Pensioni familjar dhe ai i invaliditetit do të arrijnë respektivisht 18 000 dhe 30 000 lekë.

    Rritja do të aplikohet gradualisht çdo muaj nga janari 2026 dhe do të vijojë çdo vit deri në objektivat e përcaktuara për vitin 2030. Manjani u shpreh se kjo qasje e dyfishtë – reforma strukturore dhe mbështetja afatshkurtër – synon të garantojë stabilitet për pensionistët sot dhe një sistem të drejtë e të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

    Manjani pensione
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk të kam thënë të dua”, përplasen Vanesa dhe Indri pas “Ferma VIP 3”

    June 23, 2026

    Pas rekordit historik, bashkëshortja i bën dedikim Lionel Messit

    June 23, 2026

    ADN-ja konfirmon identitetin, trupi i gjetur në Cërrunjë është i Eglant Koçit

    June 23, 2026

    AmCham: Rriten vlerësimet pozitive për infrastrukturën digjitale dhe shërbimet publike në Shqipëri

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.