Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    Gucati: Simbolet e UÇK-së të mos përdoren për qëllime politike në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Nuk të kam thënë të dua”, përplasen Vanesa dhe Indri pas “Ferma VIP 3”

    June 23, 2026

    Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Post Ferma VIP 3”, ku Vanesa Sono dhe Indri Shiroka janë përballur për herë të parë pas daljes nga formati.

    Vanesa u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Indrit pas përfundimit të eksperiencës në fermë, duke deklaruar se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, por sipas saj gjithçka ndryshoi menjëherë pas eliminimit të saj.

    Ajo tha se gjatë ditëve të fundit brenda fermës ishte përfshirë emocionalisht në raport me Indrin, ndërsa pas daljes, sipas saj, ai u distancua dhe u tregua i ftohtë.

    Nga ana tjetër, Indri mohoi që të ketë luajtur me ndjenjat e saj, duke këmbëngulur se gjithçka që ka thënë gjatë qëndrimit në fermë ka qenë e sinqertë dhe jo pjesë e ndonjë strategjie loje.

    “Unë e kuptoj Vanesën, më vjen keq, por gjithçka që kam thënë e kam ndjerë realisht”, u shpreh ai, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ka qenë një proces njohjeje dhe jo një lidhje e formalizuar.

    Vanesa, nga ana tjetër, këmbënguli se ndjesitë e saj nuk janë marrë seriozisht dhe e akuzoi Indrin për ndryshim qëndrimi menjëherë pas daljes së saj nga formati, duke përmendur edhe afrimin e tij me një tjetër konkurrente.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Florian Agalliu: Pasi u eliminove, si e le marrëdhënien?

    Vanesa: Ne ishim shumë, shumë mirë. Përgjatë gjithë javës së fundit unë i jam dhënë 150 për qind Indrit dhe deri në ditën e fundit meraku im ka qenë si ishte ai. Kur kam dalë, kam lënë amanet rrobat dhe fizikën e Indrit. Pesë minuta që dola, pastaj ishte kështu si një pluhur, u harrua çdo gjë që kishte ndodhur këtu brenda.

    Florian Agalliu: Ju keni komunikuar gjatë kësaj kohe që keni qenë jashtë?

    Vanesa: Kemi pasur një bisedë te after party. Një bisedë shumë të shkurtër, pesë minuta. Në ato pesë minuta vërtetova edhe njëherë atë që kisha krijuar, ishte shumë i ftohtë në logjikën, në atë që thoshte. Kuptova që s’kishte pasur pikë ndjenje.

    Indri: Unë e kuptoj Vanesën, më vjen shumë keq. Unë të gjitha gjërat që t’i kam thënë ty, i kam thënë se i kam ndjerë vërtet. Nuk ka qenë strategji.

    Vanesa: Ka qenë.

    Indri: Unë nuk e kam fuqinë të të bëj ty të më besosh. Por unë po ta them në sy, letrën e kam shkruar unë me vullnetin tim.

    Vanesa: Bravo, urime.Indri: Unë kam pasur vërtet një pëlqim të madh për ty që në ditën 1, 2. Më ke pëlqyer shumë për vajzën që je, për artisten që je, për shpirtin e pastër që mendoj se e ke. Ndodhi çfarë ndodhi… Ti je viktimë e atij problemi që unë kam pasur, e atij momenti. Unë shumë, shumë herë të kam thënë ta marrim me qetësi, hap pas hapi. Ti s’e ke marrë me qetësi.

    Vanesa: Më thuaj kur s’e kam marrë unë me qetësi?

    Indri: Kemi pasur një disnivel.

    Vanesa: Pse s’ma ke thënë brenda, por prite të dilja jashtë?Indri: Në momentin që ti më thua “të dua”, “jam e përfshirë”… në momentin që unë s’të përgjigjem “të dua”, por them ta marrim me qetësi…

    Vanesa: Jo, s’ma ke thënë.

    Indri: Ka qenë një marrëdhënie njohjeje.

    Vanesa: Nëse të pyesin: “Vanesa Sono çfarë e ke pasur?”, çfarë do thuash ti? Do thuash e kam pasur shoqe? Çfarë kemi qenë ne të dy?

    Indri: Të dashur s’kemi qenë. Ajo që të kam dhënë unë ty ka qenë komplet prej shpirtit tim, të tëra momentet e bukura.

    Vanesa: Ke dalë dhe ke thënë s’kam qenë i dashuruar. Si ke dhënë dashuri kur s’ke qenë i dashuruar?

    Indri: Po, faji im është që s’kam rënë në dashuri me ty, o Vanesa?

    Vanesa: Pika jote e fortë në lojë ishin marrëdhëniet romantike. Dhe the: “Marrëdhënia romantike iku, çfarë të bëj unë tani?”. Po prit se kjo vajza, Klevisa, erdhi, ja ta shtyj deri në finale.

    Indri: Klevisa s’ka lidhje me ndarjen tonë. Bëra gabim, shumë gabim që shpreha diçka të sinqertë për Klevisën.

    Vanesa: Mua gjëja që më bezdisi më tepër se ndërprerja e marrëdhënies është, nga ana njerëzore, një seri gjërash që ti bëre. Vjen Klevisa, pas pesë minutash që unë isha larguar, shkon merr Klevisën, harrove dhe patericën. Madje, në një moment the: “Shpëtova nga skemat”. Nga cilat skema?.

    Indri vanesa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    June 23, 2026

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    June 23, 2026

    Gucati: Simbolet e UÇK-së të mos përdoren për qëllime politike në Tiranë

    June 23, 2026

    “Nuk të kam thënë të dua”, përplasen Vanesa dhe Indri pas “Ferma VIP 3”

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.