Një homazh prekës është planifikuar në “Anfield”. Sipas ‘The Times’, dy fëmijët e Diogo Zhotës, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me makinë më 3 korrik, pritet të shfaqen në fushën e Liverpulit këtë të shtunë.
Të quajtur Dinis dhe Duarte, ata pritet të shoqërojnë maskotat në ditën e ndeshjes midis dy ish-klubeve të babait të tyre, Liverpul e Uolves, që do të zhvillohet në stadiumin e “Reds”. Kjo ndeshje do të jetë e para midis këtyre dy klubeve që nga vdekja e lojtarit portugez në një aksident me makinë në Spanjë teksa po udhëtonte për në Liverpul për rinisjen e stërvitjes parasezonale.
Vëllai i tij, Andre Silva, gjithashtu humbi jetën në aksident. Tragjedia, që ndodhi vetëm disa ditë pas dasmës së lojtarit 28-vjeçar me partneren e tij prej shumë kohësh, shkaktoi një shpërthim të madh emocionesh dhe homazhi në të gjithë komunitetin e futbollit. Si rezultat, Liverpul vendosi ta tërhiqte nga qarkullimi fanellën me numër 20 të Zhotas, të cilën ai e kishte veshur që kur iu bashkua “Skousers”, për të ruajtur përgjithmonë trashëgiminë e tij në klub.
Këtë sezon, familja e Diogo kishte marrë pjesë tashmë në ndeshjen hapëse të Liverpulit kundër Bërnmuth (4-2), si dhe në ndeshjen e parë të sezonit të Uolves kundër Sitit (0-4), gjatë së cilës tifozët e të dy klubeve treguan dashurinë për ish-sulmuesin./PanoramaSport
Dh*nohet brutalisht gazetari Elton Tozaj/ Reagimi i familjes: Rrezikon të humbasë shikimin (FOTO)


