TIRANË– Ditën e sotme u mbajt seanca në Gjykatën Penale për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë.
Ndaj 4 demonstruesve u vendos masa detyrim paraqitje. Nga pamjet e siguruara nga TCH, shihen deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës, duke shprehur kështu mbështetjen ndaj protestuesve. Dje u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa u proceduan penalisht 7 të tjerë./Radar.al


