I dërguari presidencial i SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Hagë, ku ai u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në platformën X, Grenell ka mbështetur publikisht qëndrimin e Ramës ndaj procesit gjyqësor kundër Thaçit, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të rëndë dhe duke kritikuar ashpër rolin e prokurorit Jack Smith.
“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell.
Vizita e Ramës në Hagë u zhvillua ditën e sotme, ndërsa Thaçi ndodhet në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020. Pas takimit, kryeministri shqiptar reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se e gjeti ish-presidentin e Kosovës të qetë, pavarësisht, sipas tij, “ndalimeve absurde të të drejtave minimale”.
Rama e cilësoi mbajtjen në paraburgim të Thaçit dhe ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një “padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike”, e cila, sipas tij, vazhdon me miratimin dhe financimin e vendeve demokratike perëndimore.
Your wife was appointed by the elites to run for the highest office in the land – without a single vote of the people.
And then tried to kick her opponent off the ballot in 13 states.
No Memory is more like it…. https://t.co/JSjNornw57
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 18, 2025


