Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin në detyrën e Avokatit të Popullit me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Votimi u zhvillua me procedurë të fshehtë, ndërsa opozita vendosi të braktiste seancën dhe të mos marrë pjesë në proces.
Shabani do të ushtrojë një mandat 5-vjeçar, duke zëvendësuar në këtë post Erinda Ballancën.
Në garë për këtë pozicion ishin gjashtë kandidatë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skëndër Haluci, Tartar Bazaj dhe Endri Shabani, i cili mori mbështetjen e shumicës.


