Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Porositi vrasjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    Më i miri kundër Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjashtë klinika dentare pa licencë, 583 kontrolle nga ISHSH dhe dhjetëra masa administrative gjatë vitit 2024

    December 8, 2025

    Numri i klinikave dentare në vend është rritur ndjeshëm vitet e fundit, paralelisht me rritjen e turizmit dentar. Krahas shërbimeve cilësore që ofrojnë shumë prej tyre, një pjesë tjetër rezulton se operon në kundërshtim me ligjin dhe standardet shëndetësore.

    Gjatë vitit 2024, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror (ISHSH) ka kryer 583 inspektime dhe riinspektime në klinika dhe laboratorë dentarë, publikë dhe jopublikë, ku janë evidentuar shkelje të rënda.

    Sipas raportit, gjashtë klinika dentare janë gjobitur me nga 50 mijë lekë, pasi ushtronin aktivitetin pa licencë nga Qendra Kombëtare e Licencimit. Katër klinika të tjera janë ndëshkuar me të njëjtën vlerë gjobe, sepse mjekët nuk kishin rinovuar lejen e ushtrimit të profesionit, e cila u kishte skaduar.

    Kontrollet kanë zbuluar gjithashtu një sërë parregullsish të tjera, kryesisht mungesë të kushteve higjieno-sanitare në disa klinika dhe laboratorë, të cilat raporti nuk i identifikon me emra.

    Në total, ISHSH ka vendosur 11 gjoba dhe 38 paralajmërime gjatë inspektimeve të këtij viti.

    Këto gjetje ndjekin raste të mëparshme problematike. Vetëm pak kohë më parë, policia në Tiranë zbuloi tre klinika dentare jopublike ku përdorej aparaturë dhe medikamente të skaduara ose me origjinë të dyshimtë, duke vënë në rrezik pacientët.

    ISHSH klinika dentare kontrolle licence
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Porositi vrasjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm

    April 21, 2026

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    April 21, 2026

    Më i miri kundër Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

    April 21, 2026

    Operacion antidr*gë në Tiranë/ Lëshohen 30 urdhër arreste, goditen disa grupe kri*inale

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.