Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Në Kuvend nuk mund të jesh thjesht njeri normal”/ Reflektimet e Erion Braçes pas përballjes me Grida Dumën në “Top Story”

    December 7, 2025

    Deputeti socialist Erion Braçe, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar përvojën e tij personale si i ftuar në emisionin “Top Story”, në Top Channel, moderuar nga Grida Duma. Braçe citon se me Dumën dhe Tabakun, edhe pse në të njëjtën sallë kuvendi, dikur kur ajo ishte deputete nuk kanë pasur komunikim.

    Deputeti thekson se përvoja e tij e fundit i ka dhënë mundësinë të reflektojë mbi dinamikën brenda Kuvendit dhe marrëdhëniet personale midis politikaneve: “Kam kuptuar se në Kuvend është e vështirë të jesh thjesht njeri normal. Konflikti shërben si nxites i adrenalinës, ndonjëherë edhe deri në poshtërim, dhe krijon profile të rreme si modele suksesi që dëmtojnë marrëdhëniet dhe besimin mes njerëzve.”
    Braçe shpreh dëshirën që gjithçka të nisë nga respekti: “Do doja që respekti të ishte baza e gjithçkaje dhe të jepja respektin që meriton çdo person.”

    Postimi i plotë

    MENDUAR NE E DUKE PARE TOP CHANNEL!

    Te enjten isha ne Top Story, ne Top Channel;
    Kjo eshte nje foto e minutave te mia atje. Eshte Grida Duma, Jorida Tabaku dhe une, ne foto gjithnje.

    Nje dite me pas, gazetari i emisionit me dergoi nja dhjete foto-isha vetem une ne to. I pashe dhe i shkruajta: Po une nuk isha vetem!! Qeshi dhe dergoi keto qe shihni ne seri.

    1. Grida Duma dhe une nuk kemi folur ndonjehere. Kemi qene ne Kuvend, ne te njejten kohe, ne dy ane te ndryshme, por nuk kemi patur komunikim.
    Edhe pasi ajo iku nga Kuvendi, njesoj.
    Po e them, me pelqente kur i ktheheshin aty,
    pas fjaleve te saj; madje kam qeshur me ze kur i ktheheshin keq; Me vjen keq per kete!
    Une nuk shoh politike ne televizion, por ne emisionin e saj eshte folur per mua; jane thene te paverteta, madje edhe jam fyer qellimisht. Jam pergjigjur edhe une publikisht, ne menyre te njejte. Dy here kemi kembyer mesazhe ne gjithe kohen pas Kuvendit. Te dyja heret per te qene ne emision. Heren e pare i thashe se nuk kisha nerva te isha ne TV. Nuk e besoi, e kuptova kur e degjova te fliste me pas per emisionin e saj, nisjen e tij. Hera e dyte ishte kete te enjte, por kete here isha ne studion e saj.

    Pas emisionit i mendova te gjitha keto, mbi te gjitha marredhenien. Do doja te isha sjelle krejt ndryshe. Cdo gje nis ne KUVEND e vijon prej ndarjes se eger aty. Kam kuptuar se ne Kuvend nuk mund te jesh ose eshte e veshtire te jesh njeri normal, deputet po i tille. Rrenjet jane tek konflikti, sherben si nxites i adrenalines dhe kjo e fundit e ben konfliktin personal, kerkon ta mundesh deri poshterrosh tjetrin, edhe kur eshte grua. Pas tij cfare nuk ka-levdime ne sy e telefon, rrjete sociale, vleresime si i zoti ngado dhe ti zhytesh e krijon kete profil qe eshte i ashper, deri diku i dhunshem. Profil qe eshte i rreme si model suksesi, nuk i vlen kujt, vecanerisht njerezve te zakonshem. Profil qe ndan, percan dhe ben dem, marredheniet i rrenon, mosbesimin e kthen ne vlere.
    Do doja qe gjithcka te niste tek respekti dhe respektin ta jepja une.

    2. Jorida Tabaku ka nje jete ne Kuvend, ne Komisionin e Ekonomise ne me te shumten e kohes, perballe gjithnje, duke menduar ndryshe, perplasur cdo here, ne pak raste ne nje mendje-ne fakt une deri diku ne qendrimet e saj, ajo kurre ne qendrimet e mia, ne debat permanent dhe gjithnje ne perpjekje per ta gjetur pa argument apo ne argumentin e gabuar, ne numrat qe nuk jane apo nuk qendrojne. Nje perballje qe shtyn te lexosh, kerkosh, dokumentosh, troc te pergatitesh per qendrimin tend, si afirmim apo si kundershti ne thelb, mbeshtetur ne dije e parime, per te mberritur tek me e mira. Dy qenie politike teresisht te ndryshme, mbeshtetur ne ideologji te ndryshme, nga rrjedhin qendrime te ndryshme politike e profesionale, por qe ja pranojme njeri tjetrit si te tilla, pa ndryshuar gje.

    Braçe Grida Duma “Top Story”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.