Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Stërvitja kundër terrorizmit e SCO-së: Sa është e rëndësishme për Iranin?

    December 4, 2025

    IRAN- Stërvitja e parë kundër terrorizimit e Iranit, në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) ka të bëjë më pak me forcën e përbashkët ushtarake dhe më shumë me dërgimin e një sinjali: Teherani dëshiron që bota ta shohë atë si të rëndësishëm në aspektin strategjik, edhe nëse vetë ushtrimi demonstron pak aftësi të vërtetë shumëpalëshe.

    Stërvitja pesëditore “Sahand 2025”, në kuadër të Strukturës Rajonale Kundër Terrorizmit (RATS) të SCO-së nisi më 1 dhjetor në bazën e Brigadës së Mekanizuar Imam Zaman të Gardës Revolucionare Islamike në qarkun Shabestar, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, afër kufijve veriperëndimorë të Iranit.

    Sipas Gardës Revolucionare, në stërvitje marrin pjesë pjesëmarrës nga vendet anëtare të SCO-së – Bjellorusia, Kina, India, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani – dhe shtetet vëzhguese dhe përqendrohet në operacione të përbashkëta kundër terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit, që janë shtyllat kryesore të mandatit të RATS-it.

    Por, analistët thonë se rëndësia ushtarake e stërvitjes është e kufizuar. Stërvitja është në shkallë të vogël, me pjesëmarrje të ulët dhe është e pazakontë që të shndërrohet në një kapacitet të rëndësishëm operacional.

    Politikisht, Irani shpreson që ta përdorë SCO-në për të projektuar një rreshtim me fuqitë kryesore euroaziatike dhe për të hedhur poshtë perceptimin se është i izoluar, edhe nëse organizata mbetet e fragmentuar dhe e pasigurt për rolin e saj strategjik. Nëse kjo do të ketë sukses, është një çështje tjetër.

    “Një stërvitje kundër terrorizmit nuk është tregues se raportet e Iranit me shtete sikurse Rusia dhe Kina po avancojnë”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Farzin Nadimi, hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit. Ai theksoi se stërvitja ka më shumë një natyrë simbolike sesa transformuese.

    Nadimi argumentoi se ka pak gjasa që anëtarët e SCO-së të kenë prani të fuqishme në këto stërvitje.

    “Ka gjasa që ata janë aty vetëm për të vëzhguar pasi punën e rëndë do ta bëjë Brigada e Mekanizuar [e Gardës Revolucionare]”, tha ai, duke vënë në pah mungesën e raportimeve për anëtarët e shteteve që transportojnë pajisje ushtarake në Iran.

    Kryetar i Parlamentit iranian dhe ish-komandanti i forcave ajrore të Gardës iraniane, Mohammmad Baqer Qalibaf, e paraqiti stërvitjen si një mesazh gjeopolitik për kryeqendrat perëndimore.

    “Shtetet e pavarura janë të vendosura që ta mbrojnë veten kundër një rendi të padrejtë global”, tha ai gjatë një fjalimi më 2 dhjetor.

    Por, Nadimi tha se Teherani po e mbivlerëson rëndësinë strategjike të stërvitjes.

    “Me gjasë ky është mesazh për…. Azerbajxhanin dhe Kurdistanin irakian, si dhe për grupet kurde me seli në Irak”, tha ai. “Nuk mendoj se një ushtrim në këtë nivel dhe me këtë kualitet mund të ketë ndonjë qëllim tjetër, si për shembull që të shërbejë si mjet parandalues kundër Izraelit”.

    Pjesa veriperëndimore e Iranit mbetet një nga zonat më të ndjeshme të sigurisë së vendit dhe aty ka që një kohë të gjatë një ndjenjë separatiste në mesin e azerëve dhe kurdëve etnikë. Rajoni ka përjetuar aktivitete nga grupet kurdë që Teherani i cilëson organizata terroriste dhe shërben si kooridor për grupet e kontrabandistëve që operojnë përgjatë kufijve me Armeninë, por edhe me Azerbajxhanin dhe enklavën e tij Navçivanit.

    Anëtarësimi i Teheranit në SCO – që u formalizua më 2023 pasi pothuajse për dy dekada shteti ishte si vëzhgues – i jep Iranit qasje në këmbim të gjerë të informacioneve të inteligjencës dhe i jep mundësinë që zyrtarisht të kërkojë shpallje të organizatave terroriste përmes RATS-it. Në nivel të brendshëm, zyrtarët kanë thënë se anëtarësim në SCO vë në pah shkëputjen diplomatike nga izolimi perëndimor.

    Por, vetë organizata po has në vështirësi që të definojë qëllimin e saj.

    Analistët argumentojnë se SCO-ja po përballet me krizë të identitetit: misioni i saj është mjegulluar me kohën, duke përzier bashkëpunimin kundër terrorizmit me tregtinë, programet kulturore dhe mesazhet e gjera gjeopolitike kundër ndikimit perëndimor.

    Përçarjet e brendshme e ndërlikojnë edhe më shumë situatën. Rusia po e sheh gjithnjë e më shumë SCO-në si një bllok kundër Perëndimit që forcon ndikimin e saj në Azinë Qendrore, ndërsa Kina i jep prioritet koordinimit kundër terrorizmit dhe avancimit të vizionit të saj global për qeverisje. Zgjerimi gjeografik – me pranimin e Indisë dhe Pakistanit më 2017, Iranit më 2023 dhe Bjellorusisë në vitin 2024 – e ka rritur shtrirjen e grupit, por po ashtu ka thelluar kundërthëniet e brendshme./REL

    iran Stervitja kunder terrorizmit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.