Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

    November 30, 2025

    Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi apo zbehjeje. Operatorët turistikë pohojnë se në shifër vizitorësh, ky vit mbetet i mirë, me një rritje të moderuar që ka ardhur si rrjedhojë e tureve kulturore të pranverës dhe vjeshtës.

    Në raport me të ardhurat e gjeneruara, bizneset e sektorit janë skeptikë. Tipologjia e turistit, kryesisht e re, në kërkim të eksperiencave por pa shpenzuar shumë, ka sjellë më pak të ardhura për ta. Ky rezultat vjen si efekt i një “marketingu” që s’mund ta kontrollosh. Është viraliteti i videove në rrjete sociale që ka bindur një pjesë të mirë të turistëve se Shqipëria është një përvojë për t’u provuar dhe mbi të gjitha, shumë e lirë dhe pikërisht ata kanë kërkuar opsionet më të lira të mundshme.

    Në akomodim kanë mbizotëruar apartamentet apo hostel, kurse në konsum blerjet në supermarket apo dyqanet e ushqimit të shpejtë. Sigurisht kjo nuk vlen për të gjithë turistët, por tipologjia mbizotëruese ka qenë kjo. Balancimin e kanë bërë turistët që vijnë në ture kulturore dhe ata të moshës së tretë nga Europa Perëndimore, të cilët eksperiencën e Shqipërisë nuk e shohin si një “check in” por si një periudhë çlodhjeje me më shumë zgjedhje nga oferta turistike.

    Turistë ka, por janë kursimtarë, ecuria e vitit 2025

    Deri në fund të tetorit, Shqipërinë e vizituan 11.1 milionë të huaj. Të paktën kjo ishte shifra që raportoi Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me një rritje 7% në raport me janar – tetor 2024. Gjasat janë që ky vit të regjistrojë një rritje disi më të ulët se ajo e një viti më parë, por në total të tejkalojë rezultatin 11.7 milionë vizitorë që u regjistrua deri në fund të 2024-s. Pavarësisht një numri më të lartë të hyrjeve të të huajve, konsumi ka qenë më i zbehtë duke lënë kështu më pak para në ekonomi.

    Si numër vizitorësh jemi te pritshmëritë që kishim, pra që ky vit do të ishte njësoj si viti 2024. Ndoshta mund të cilësohet pak më i zbehtë sezoni veror. Kanë qenë turistë me kosto të ulët, të cilët kanë zgjedhur Tiranën, vendet rurale, agroturizmet. Karakteristikë e këtij sezoni veror ishte rënia e turistëve cilësorë, pra atyre që paguajnë më shumë dhe kërkojnë më shumë shërbime. Kishte rënie të këtij grupi në raport me vitin 2024”, shprehet Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

    Ndryshimi i tipologjisë së turistit duket se lidhet drejtpërdrejt me formën që ka ndikuar zgjedhjen e këtyre të huajve për të ardhur në Shqipëri dhe pjesa më e madhe u janë referuar rrjeteve sociale. Viraliteti që mori vendi ynë në rrjete sociale, që fillimisht lidhej me bukuritë natyrore, ushqimin e mirë dhe koston e lirë duket se u kthye në një bumerang që ka tërhequr gjithmonë e më shumë “kursimtarë” në një lloj “gare” për eksperiencën sa më të lirë.

    “Nuk është se nuk patëm turistë këtë verë. Ndoshta patëm njësoj ose më shumë por ajo që bëri diferencën është tipologjia e turistit. Kjo është një tipologji e re ku dominojnë kryesisht moshat e reja që parapëlqejnë të shpenzojnë pak dhe të krijojnë eksperienca. Kërkojnë alternativat më të lira. Kjo moshë kështu sillet kudo jo vetëm në Shqipëri”, – pohon Arben Çipa, nga “Sipa Tours”.

    Vjeshta korrigjon verën, turet kulturore gjithmonë e më shumë interes

    Teksa vera shfaqi një situatë të zbehtë për turizmin, pranvera dhe tani edhe vjeshta përmirësuan bilancin turistik të vitit. Operatorët turistikë shprehen se kjo periudhë ka qenë me një ecuri pozitive dhe të huajt po parapëlqejnë gjithmonë e më shumë që në formë të organizuar në periudha kryesisht njëjavore të vizitojnë qytetet më të rëndësishme në aspektin kulturor.

    “Vjeshta është shumë mirë. Ka një rritje të qëndrueshme dhe grupe të shumta që vijnë me ture kulturore në formë të organizuar. Po kështu, ka edhe shumë turistë individualë që shpenzojnë pak dhe zgjedhin të qëndrojnë nëpër AirBNB. Turet kulturore kanë qenë më të qëndrueshëm. Janë turistë që edhe shpenzojnë pak më shumë dhe zgjedhin të qëndrojnë deri në shtatë net duke lëvizur dhe duke eksploruar vende të ndryshme.

    Vizitojnë Veriun, pra Valbonën dhe Thethin, vizitojnë vendet historike siç është Berati dhe Gjirokastra dhe ndalen edhe në Sarandë. Deri më tani mund të themi që numrat janë të kënaqshëm”,– nënvizon Kasa. Të njëjtën tendencë konfirmon edhe Çipa, i cili nga muajt e vjeshtës veçon shtatorin i cili bëri diferencën edhe për atë bilancin e turizmit të rërës dhe detit. Turet kulturore të përqendruara sidomos në tetor dhe nëntor mbeten në nivele të kënaqshme.

    “Është vënë re një miks i turistit të pavarur, pra që vjen individualisht dhe operatorëve turistikë që sjellin në mënyrë të organizuar vizitorë për ture kulturore. Këto të fundit kanë pasur ritëm të kënaqshëm dhe akoma edhe sot që jemi në nëntor, shifrat e tureve kulturore mbeten në nivele të mira”, pohon ai.

    Nga shërbimi te mungesa e ujit dhe infrastruktura, pikat ku duhet të reflektojmë

    Gjatë këtij viti, shërbimi në sektorin e turizmit ka vijuar të shfaqë presionin që sjell mungesa e fuqisë punëtore të thjeshtë, por sidomos asaj të kualifikuar. Çipa shprehet se shërbimi te ne mbetet ende elementar.

    Ai gjykon se ndoshta viti tjetër do ta gjejë më të përgatitur sektorin sepse po rekrutohen vazhdimisht punonjës të huaj.

    “Ndoshta mund të evoluojmë pak në shërbim, pasi pjesën më të madhe të stafit po e marrim nga jashtë dhe kjo do të na bëjë të mundur që të përmirësohemi disi, por duhet të vihet theksi te profesionistët e sektorit që janë pika kyçe”, – nënvizon z. Çipa.

    Gjatë këtij viti, për rajone të ndryshme në vend, problemet ishin të theksuara dhe në shërbime bazë, të cilat për zonat turistike janë të pakonceptueshme. Ndër to renditet mungesa e ujit në zonën e Golemit, mungesa e energjisë në disa zona, djegia e mbetjeve në Vlorë. Për Kasa këto janë elemente që përkeqësojnë vlerësimin e përgjithshëm turistik të Shqipërisë.

    “Problem kryesor ka qenë mungesa e shërbimit. Turistët kanë pasur rezerva për këtë dhe nuk kanë nguruar ta shprehin si ankesë qoftë tek agjencitë e tyre, qoftë në biseda.

    Kur ti paguan një dhomë me çmimin 300-400 euro është e pakonceptueshme që të të duhet të presësh 20 minuta për një kafe që është gjëja më e thjeshtë. Problemeve të tjera ne u kemi dhënë zë vazhdimisht. Kryesisht ankesat janë për kantieret e ndërtimit që mbeten hapur gjatë sezonit.

    Pra subjektet ndërtojnë fare pranë strukturave akomoduese dhe kjo e kthen pushimin në një stres për turistët. Zhurmat që shkakton ndërtimi orar pa orar, inertet por edhe pamja që kanë objektet e papërfunduara nuk është aspak mikpritëse për syrin e një turisti dhe nuk të jep përshtypjen që je në një zonë turistike”, – nënvizon z. Kasa

    Viti 2026 pa surpriza, pritet të ketë të njëjtën ecuri si viti aktual

    Viti 2025 pritet të mbyllet me një bilanc pozitiv për hyrjen e të huajve në Shqipëri, ku rritja pritet të jetë më e zbehtë se ajo e vitit paraardhës. Operatorët turistikë shprehen se edhe për vitin tjetër nuk presin ndonjë surprizë, çka do të thotë se ecuria e sektorit pritet të mbetet pozitive, por ritmet e rritjes më të ngadalta. Edhe tipologjia e turistit pritet që të mbetet e njëjtë me atë të këtij viti duke qenë se kryesimin e marketimit po e mbajnë rrjetet sociale.

    Turizmi i organizuar do të dominohet sërish nga polakët teksa ai individual nga Kosova dhe Italia, edhe pse këto dy grupe po tregojnë luhatje herë pas here. Duhet të shohim me kujdes këto tendenca, sepse shqiptarët e Kosovës dhe italianët janë dy grupet më të mëdha të turizmit të paorganizuar, kurse polakët më të mëdhenjtë në turizmin e organizuar dhe gjasat janë që kështu të mbetet tendenca edhe vitin tjetër.

    Franca, nga ana tjetër, edhe pse me tendencë në rritje ka numër të vogël turistësh. Izraeli është një tjetër treg që ka pasur rritje. Janë të paktën 100 mijë turistë që kanë ardhur nga ky vend nga prilli e deri në tetor. Ideja është që për Shqipërinë vijon të ketë interes, por ne duhet të reflektojmë dhe të bëjmë korrigjimet tona për të mos humbur terren. Gjasat janë që viti 2026 të jetë i njëjtë si 2025-a”, – shprehet z. Kasa. Edhe për Arben Çipën, pritshmëritë janë të njëjta për vitin e ardhshëm si në të ardhura, edhe në tipologjinë e turistit./Monitor

    Turiste koprrace turizmi ne shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    April 27, 2026

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    April 27, 2026

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    April 27, 2026

    Kush po e mëson Elisa Spiropalin?

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.