Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sot Dita e Flamurit! Kombi shqiptar feston 113-vjetorin e Pavarësisë

    November 28, 2025

    Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Kuvendi Kombëtar i drejtuar nga Ismail Qemali shpalli pavarësinë e vendit, duke vulosur përpjekjet shekullore për liri dhe shtet më vete. Në këtë akt historik morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, prej të cilëve 40 nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

    Kjo ditë lidhet edhe me një tjetër moment të lavdishëm: më 28 Nëntor 1443, Skënderbeu çliroi Krujën dhe ngriti flamurin në kalanë e qytetit, ngjarje që historia e quan “Nëntori i dytë”.

    Ismail Qemali mbërriti në Shqipëri më 21 nëntor 1912, pasi ishte nisur nga Triestja. Fillimisht parashihej që flamuri të ngrihej në Durrës, por situata e tensionuar e kohës e zhvendosi aktin historik në Vlorë, ku ai telegrafoi delegatët nga mbarë vendi për t’u mbledhur. Ndërkohë, teksa forcat serbe avanconin drejt qendrës së vendit, qytete si Elbasani, Tirana, Durrësi, Kavaja, Peqini dhe Lushnja ngritën flamurin përpara shpalljes në Vlorë.

    Shpallja e Pavarësisë i dha fund sundimit gati pesëshekullor osman dhe krijoi themelet për zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të shtetit shqiptar.

    Data 28 nëntor mbetet simbol i historisë kombëtare edhe për ngjarje të tjera të rëndësishme: nisjen e transmetimeve të Radio Tiranës në vitin 1938 dhe lindjen e heroit Adem Jashari në vitin 1955. Që prej vitit 2017, kjo ditë është festë zyrtare edhe në Kosovë, e shpallur si “Dita e Shqiptarëve”.

    dita e flamurit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.