Ervin Salianji ka zyrtarizuar nismën e tij për “rienergjizimin” e Partisë Demokratike, përmes një takimi informal me kandidatët më të votuar në primaret e selisë blu në qarqe të ndryshme të vendit.
Në takim kanë marrë pjesë disa prej emrave që rezultuan fitues ose ndër më të votuarit në primare, por që në disa raste u lanë jashtë listave zyrtare. Mes tyre:
• Ilir Alimehmeti – më i votuari në Tiranë
• Hysen Kadiu – më i votuari në Primaret e Tiranës, por i përjashtuar nga listat
• Aulon Kalaja – më i votuari në listën e hapur në Durrës
• Gentian Cela – më i votuari në Qarkun Fier
• Qani Xhafa – më i votuari në Qarkun Elbasan
• Ted Kopliku – më i votuari në Qarkun Shkodër
• Xhemal Gjunkshi – përfaqësues i Qarkut Dibër
• Alma Kore – më e votuara në Qarkun Gjirokastër
• Pardid Mahmutaj – më i votuari në Qarkun Berat
• Nada Daullja – Qarku Vlorë

Në takim ishin gjithashtu edhe kandidatë të tjerë fitues të proceseve të primareve në qarqe të ndryshme.
Lëvizja e Salianjit synon rikthimin e energjisë brenda strukturave të PD-së dhe vënien në qendër të figurave që kanë marrë mbështetjen më të lartë nga anëtarësia.


