Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Auto Moto Park, ankimohet tenderi 5.3 milionë euro për infrastrukturën mbështetëse

    August 13, 2024
    Auto Moto Park, ankimohet tenderi 5.3 milionë euro për infrastrukturën mbështetëse

    Tenderi për infrastrukturën mbështetëse të Auto Moto Park që zbatohet në Elbasan ka përfunduar i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik së fundmi.

    Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse ne funksion te kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II: Ndërtimi i rrugës Gjergj Arianiti dhe rrugës Bexhet Hyti, Bashkia Elbasan” me një fond limit prej 531 milionë lekë apo 5.3 mln euro.

    Duket se një operator nuk ka rënë dakord me vlerësimin e procedurës nga ana e komisionit të Fondit të Shqiptar të Zhvillimit duke e ankimuar në këtë fazë.

    Faza e dytë e Auto Moto Park

    Konkretisht, sipas dokumentacionit që shoqëron procedurën ku do të ndërhyhet në katër rrugë, të cilat do t’i shërbejnë jo vetëm projektit të Auto Moto Park, por edhe komunitetit dhe pjesës turistike në këtë rajon.

    Por, cilat janë tre segmentet ku do të ndërhyhet?

    Segmenti i parë rrugor është pjesë aksit të rrugës “Nezir Muzhaqi”, fillon nga rreth-rrotullimi i vazhdimit të rrugës “Borodin Mitarja” para parkimit dhe përfundon në kryqëzimin e rreth-rrotullimit ku ndodhet kryqëzimi i rrugëve “Ymer Alushi”, “Teofik Bekteshi” dhe aksi lumor “Zija Luniku. Ky aks rrugor ka gjatësi 1016 metra linear.

    Segmenti i dytë është pjesë e aksit rrugor “Zija Luniku” fillon me rreth-rrotullimin e kryqëzimit të rrugëve “Ymer Alushi”, “Teofik Bekteshi”, “Nezir Muzhaqi” dhe përfundon në kryqëzimin me rrugën kodrinore “Gjergj Araniti”. Ky segment rrugor ka gjatësinë 1766 metra linear.

    Segmenti i tretë kalon në rrugën “Gjergj Araniti” fillon nnë kryqëzimin (rreth-rrotullim i propozuar) i rrugëve Zija Luniku” Hyssej Bakalli përfundon në kryqëzimin me rrugën Bexhet Hysi. Ky segment është 1396 metra linear i gjatë.

    Segmenti i katërt kalon në pjesën urbane të lagjes “Emin Matraxhiu” njësia administrative nr.1 zona e ish frigoriferit në Mengel. Ky segment rrugor fillon ndërprerjen e rrugës “Gjergj Aranit” me poligonin e ndërtimit në Mengel dhe lidhet me rrugën “Bexhet Hysi” në pjesën e portës së kantierit dhe vazhdon në aksin rrugor në kryqëzimin e rrugës Elbasan-Librazhd.

    Projekti Auto Moto Park

    Në shkurt të vitit të shkuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor shpalli kompaninë fituese për projektin e Auto Moto Park. Projekti i austriakëve të “Test & Training International” ishte fituesi. Më pas k institucion do të hapte një procedurë për kryerjen e një studimi fizibiliteti mbi efektet ekonomike dhe qëndrueshmërinë e projektit.

    DPSHTRR do të nënvizonte pak kohë pas shpalljes së fituesit mbi projektin elementët që do të kishte projekti.

    “Struktura do të ketë në qendër Autodromin e parë të përmasave ndërkombëtare në Shqipëri, një pistë multidisiplinore e asfaltuar, me gjatësi rreth 3,800 metra.

    Pista do të pajiset me të gjitha homologimet e nevojshme nga FIA dhe FIM, për të mirëpritur aktivitete garuese të niveleve të ndryshme, qoftë ato gara lokale apo ndërkombëtare, në disiplina të larmishme, duke filluar nga Karting e deri te disiplinat më të avancuara të automobilizmit e motoçiklizmit.

    Pistë offroad për të zhvilluar, në mënyrë të kontrolluar, sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge, si Motocross, Trial, Crosscar, Autocross, Rallycross, etj.

    Mundësia për të shfrytëzuar hapësirat e strukturës për të zhvilluar sporte të tjera, të cilat deri më sot nuk kanë pasur hapësira të përshtatshme për të lulëzuar në nivelet e duhura.

    Akademia Kombëtare e Sigurisë Rrugore do të jetë gjithashtu në fokus të këtij projekti. E konceptuar për të ofruar më të mirën në fushën e trajnimit mbi sigurinë rrugore, kjo qendër formimi do të përfshijë një infrastrukturë që mundëson kurse trajnimi të niveleve të ndryshme.

    Programi formues do të jetë gjithashtu i diversifikuar, duke filluar nga kurset për drejtuesit e zakonshëm të mjeteve, të cilët kërkojnë më shumë siguri në udhëtim, e deri te drejtuesit profesionistë, siç janë drejtuesit e flotave tregtare, transportit të udhëtarëve, forcat e ruajtjes së sigurisë fizike, ata që përdorin mjetet e ndihmës së shpejtë (Polici, Ambulancë, Zjarrfikës, etj.), forcat e Ushtrisë, etj.

    Në kuadër të zhvillimit të komunitetit Retro, do të ndërtohet edhe Akademia e Restaurimit të mjeteve historike”./MONITOR 

    Auto Moto Park tenderi 5.3 milionë euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.