Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Balluku nën hetim nga SPAK, por ndryshe nga ish-zyrtarët e tjerë të PS, nuk sulmon drejtësinë

    November 19, 2025
    Hetimi nga SPAK/ Ndryshe nga ish-ministrat e tjerë socialist Balluku nuk sulmon drejtësinë
    Belinda Balluku

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku doli sot në Kuvend me një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai i disa figurave të tjera të Partisë Socialiste që janë nën hetim nga SPAK. Ndryshe nga ish-ministrat e përfshirë në çështje të ngjashme apo zyrtarë të tjerë të PS, Balluku nuk sulmoi SPAK-un, nuk akuzoi prokurorët dhe nuk vuri në dyshim drejtësinë.

    Duke komentuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, ajo tha se edhe pse është prekur personalisht, nuk do të flasë kurrë kundër drejtësisë.

    “Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë akuza apo sharje për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht. Nuk do të merrem me prokurorë e gjyqtarë. Nuk do të komentoj çështje në hetim, derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo,” tha Balluku.

    Ajo i akuzoi deputetët e opozitës për standarde të dyfishta në raport me SPAK, duke thënë se ata sulmojnë drejtësinë kur nën hetim është Sali Berisha, por ndryshojnë qëndrim kur hetimet prekin figura të maxhorancës.

    “Kur SPAK thërret Saliun dhe ju luani kukafshehti me zarfin, thoni se është ndikim i Ramës. Ndërsa kur çështjet prekin qeverinë, bëni të kundërtën,” u shpreh ajo.

    Balluku deklaroi se reforma në drejtësi është produkt i vullnetit të PS-së dhe i kryeministrit Rama, dhe se socialistët e mbështesin atë pavarësisht goditjeve që mund të marrin personalisht.

    Ky qëndrim i saj vjen në kontrast të plotë me reagimet publike të Veliajt dhe ish-ministrave të tjerë të PS-së që, në raste hetimesh, kanë vënë në shënjestër SPAK-un, prokurorët dhe vendimmarrjet e drejtësisë.

    Belinda Balluku sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.