Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se Projektbuxheti 2026 parashikon 6.4 miliardë lekë investime në sektorin hekurudhor, me synimin për të rikthyer këtë sektor në standardet europiane, si për transportin e udhëtarëve, ashtu edhe të mallrave dhe mjeteve të mbrojtjes.
Sipas Ballukut, investimi më i madh lidhet me linjën Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të vihet në funksion me pesë trena elektrikë modernë. Kjo linjë pritet të bëhet “fytyra e re e Hekurudhës Shqiptare” dhe një hap i rëndësishëm në integrimin e saj në rrjetin europian të transportit hekurudhor.


