SHBA– Joe Biden ka sqaruar edhe një herë tjetër arsyet përse hoqi dorë nga gara për një tjetër mandat presidencial.
Sipas tij arsyeja ishte frika se beteja brendapartiake për kandidaturën e tij do të ishte një “shpërqendrim i vërtetë” për demokratët dhe se prioriteti i tij më i lartë ishte të mposhtte Donald Trump në nëntor.
Kujtojmë se Biden pas gjatë intervistës së tij të parë pas këtij vendimi deklaroi se nuk kishte asnjë problem serioz me shëndetin e tij.
Ndërkohë Biden është zotuar se do të bëjë fushatë për Kamala Harris.
“Ne duhet, ne duhet, ne duhet të mposhtim Trump. Dhe unë isha i shqetësuar nëse do të qëndroja në garë. Ju do të më intervistonit, pse tha Nancy Pelosi, pse e bëri këtë – dhe mendova se do të ishte një shpërqendrim i vërtetë.”- ka deklaruar ai.


