Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur hapur për romancën e tij me moderatoren dhe ish-deputeten Grida Duma, gjatë një interviste me Ronaldo Sharka.
Salianji u shpreh se ndihet me fat që ka pranë vetes një grua si Grida, duke theksuar se ajo zë një vend thelbësor në jetën e tij. Ai e përshkroi partneren e tij si një mbështetje të pazëvendësueshme dhe një pjesë kyçe të formimit të tij personal dhe profesional.
“Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por edhe e botëkuptimit dhe e ndërtimit të gjithçkaje që jam. Siç e keni parë, aspektin personal zakonisht e kam mbajtur të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që ajo është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja,” u shpreh Salianji.


