Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vizituar nënstacionin elektrik “Tirana 2”, ku së bashku me drejtuesit e OST-së ka parë nga afër ecurinë e punimeve.
Gjatë vizitës, Balluku theksoi se prioritet mbetet forcimi i sistemit të transmetimit të energjisë, përmes projekteve konkrete që synojnë rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit.
“Fokusi tek sistemi i transmetimit të energjisë. Fuqizim dhe rritje të kapaciteteve përmes projekteve konkrete”, u shpreh Balluku.


