TIRANË– Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të së shtunës përgjatë ultësirës perendimore reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme me intesitet mesatar deri në të lartë në formë shtërngatash, shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike. Edhe për fundjavën në vendin tonë priten kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas meteorologut Elvi Jahja nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak Shqiptar reshjet e shiut do të nisin në qytete si Lezha, Shkodra, Tirana, Durrësi Vlora dhe Gjirokastra dhe pritet të ketë shtrëngata dhe shkarkime elektrike./Radar.al


