Pas më shumë se një ore e gjysmë qëndrimi në ambientet e SPAK, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje. Informacionin mund ta merrni tek SPAK. Konferencën për shtyp do ta bëj njëherë tjetër,” deklaroi Basha, duke nënvizuar nevojën për të ruajtur sekretin hetimor.


