Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Reagimi i Pogradecit për volejbollisten e Dinamos, kërkesa: Për të kontrolluar avantazhet e padrejta që kjo lojtare mund të përfitojë ndaj femrave

    October 30, 2025

    Pezullimi i volejbollistes braziliane, Na yara Ferreira, për shkak se i është kërkuar testi i gjinisë nga ana e FSHV-së, vazhdon të prodhojë debate të forta. Së fundmi ka pasur reagim edhe nga Pogradeci, që është edhe një prej ekipeve ka bërë kërkesë në federatë për testimin lojtares së Dinamos. Dorian Latifllari, administratori i skuadrës liqonere, ka folur për pozicionin e Pogradecit në këtë çështje.

    “Ne jemi anëtarë të Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe si çdo anëtarë të kësaj federtate, kemi të drejtë të kërkojmë pranë kësaj federatë dhe të ngremë dyshime në lidhje me sportivitetin e një lojtareje, apo të një ekipi. Ne kemi ngritur një çështje që është komplet sportive dhe saktësisht kemi kërkuar nga FSHV që për lojtaren në fjale në nga pamjet që kemi hasur kur ajo ka zhvilluar ndeshje me ekipet e tjera, kërkojmë për këtë lojtare një analizë specifike për të vërtetuar nëse kjo volejbolliste është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori dhe për të kontrolluar mbase edhe avantazhet e padrejta që kjo lojtare mund të përfitojë ndaj lojtareve femra.

    Këtu kam parasysh që mund të kemi përdorimin e substancave, të cilat janë të ndaluara nga rregulloret e federatave ndërkombëtare sportive, apo terapi të ndryshme hormonale që shumë lojtare sot ne I kemi parë nëpër media që po i përdorin rregullisht”, shprehet fillimisht drejtuesi i ekipit pogradacar, i cili më tej shton: “Së pari ne kërkesën e kemi bërë para ndeshjes që do të luanim me Dinamon, më datën 11 tetor. Kemi parë ndeshjet që Dinamo ka zhvilluar me ekipet e tjera kundërshtare. Kemi parë që ajo ka disa të dhëna të cilat mund të jenë të ndryshme nga të dhënat e lojtareve që marrin pjesë në këtë kategori. Kemi ngritur disa dyshime, për të cilat është e drejta jonë që t’i ngremë dhe thjesht presim që të na i vërtetojë federate”.

    Latifllari më pas thekson se Pogradeci e ka mundur Dinamon edhe me Nayara Ferreirën në parket, duke i përgjigjur kështu personave që kanë hedhur baltë mbi skuadrën liqenore: “Mënyra sesi kjo çështje është trajtuar dhe balta që mendon të hidhet mbi ekipin e Pogradecit për shkak se skuadra jonë sot është në vendin e parë, dua të theksoj se në ndeshjen kundër Dinamos, kundërshtaret ishin me ekip të plotë, ku ka luajtur edhe lojtarja në fjalë, Pogradeci fitoi me rezultatin 3-2, edhe falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qytetarëve pogradecarë. Pallati i sportit ishte i mbushur plot, ajo fitore është e gjitha meritë e skuadrës, e vajzave të Pogradecit, të cilat sot po gjykohen nga opinioni i gjerë se skuadra jonë po fiton me metoda jo sportive, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ne e mundëm Dinamon në fushën tonë me ekip të plotë”, përfundon Latifllari./PanoramaSport

    Dinamo volejvollistja braziliane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    April 20, 2026

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    April 20, 2026

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.