POGRADEC– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Çërravë, në Pogradec.
Bazuar në informacionet paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një motor me targa të huaja.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një çift turistësh të huaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë dëmtime të rënda. Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca, ku këta të fundit do t’i transportojnë të aksidentuarit drejt spitalit për ndihmë mjekësore./Radar.al


