Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Fshati Lin shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, Rama jep lajmin

    October 25, 2025

    Fshati piktoresk i Linit, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe rreth 20 km larg Pogradecit, është shpallur sot “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe pamje nga ky vend unik.

    “Fshati i bukur i Linit sapo është shpallur ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, deklaroi Rama.

    Lini konsiderohet një nga destinacionet më piktoreske të Shqipërisë, që dëshmon lidhjen mes traditës, natyrës dhe veçantive njerëzore. Pas zbulimeve të fundit arkeologjike, fshati njihet gjithashtu si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, duke tërhequr turistë të huaj dhe studiues.

    Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të vendosura në majën e kodrës që mbikqyr fshatin. Shpallja e tij si pjesë e Trashëgimisë Botërore vlerëson peizazhin unik natyror, arkitekturën vernakulare dhe urbanistikën tradicionale.

    Fshati ruan strukturën e tij tradicionale me rrugica kalldrëmi, ndërsa arkitektura e tij reflekton teknika dhe materiale vendase, të përshtatura mjeshtërisht me klimën dhe resurset lokale, duke krijuar një model të jashtëzakonshëm të bashkëjetesës komunitare me natyrën.

    Ky status i ri është një njohje ndërkombëtare për vlerat historike, kulturore dhe natyrore të zonës së Pogradecit dhe forcon pozicionin e Linit si një destinacion turistik dhe arkeologjik të rëndësishëm.

    Ansambël Arkitektonik Edi rama fshati Lin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.