SHKODËR– Dy persona teksa janë prezantuar si shtetas të huaj, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shkëmbimi në Shkodër, e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.
Këta dy shtetas janë prezantuar se vijnë nga Ukraina, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.
Por para se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas bëhet me dije se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro e kanë lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda.
Denoncimi është bërë në në policinë e Shkodrës ndërsa janë këqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.
Tashmë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.


