Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së premtes katin e parë të një hoteli në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt elektrik në ambientet e lavanderisë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat evakuuan të gjithë personat që ndodheshin brenda dhe arritën të neutralizonin zjarrin përpara se të përhapej në pjesët e tjera të godinës.
Policia njofton se grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.


