Zyra Federale e Fatkeqësive dhe Ndihmës Civile e Gjermanisë (BBK) ka paralajmëruar qytetarët që të jenë të përgatitur për çdo skenar emergjence – nga ndërprerjet masive të energjisë, deri te sulmet kibernetike, stuhitë apo aktet e sabotimit.
Sipas BBK, në situata të tilla mund të ndërpriten rrjetet telefonike dhe interneti, ndaj këshillohet që çdo familje të ketë numrat e rëndësishëm të shtypur, si dhe harta fizike për të gjetur policinë, spitalet apo qendrat më të afërta të ndihmës.
Institucioni rekomandon gjithashtu radio me bateri ose me bosht, powerbank për karikimin e pajisjeve dhe një çantë emergjence me ushqime, ujë, veshje të papërshkueshme dhe dokumente identifikimi.
Në udhëzuesin e ri theksohet edhe sjellja në rast shpërthimi: qytetarët duhet të qëndrojnë në hapësira të brendshme, pa dritare dhe me pak dyer të jashtme, ku bodrumet konsiderohen më të sigurta.
BBK paralajmëron gjithashtu kundër dezinformimit në raste krizash, duke kërkuar që qytetarët të verifikojnë burimin e çdo lajmi dhe besueshmërinë e adresës së faqes.
Ministri Federal i Brendshëm, Alexander Dobrid, njoftoi se Pakti i Mbrojtjes Civile do të investojë 10 miliardë euro deri në vitin 2029 për modernizimin e infrastrukturës së mbrojtjes civile – përfshirë automjetet, pajisjet, strehimoret dhe trajnimin.
Megjithatë, ai theksoi se përgatitja individuale është po aq jetike:
“Masat paraprake vlejnë për çdo person në shtëpi. Përgatitja e duhur shpëton jetë,” deklaroi Dobrid.


