Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali në “Dental Turk”/ 100 mijë euro produkte të skaduara, arrestohet administratori i klinikës edhe 3 punonjësit

    October 17, 2025

    TIRANË- Administratori i klinikës dentare “Dental Turk” është arrestuar nga policia me akuzën se ka kryer evazion fiskal dhe ka përdorur produkte të skaudara.

    Bazuar në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi, Adnan Yizdizoglu, ndërsa në hetim janë vënë koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.

    Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.
    Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.
    Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
    Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).
    Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.
    Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.
    Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
    Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Adnan Yizdizoglu arrestohet turku don bosko evazion fiskal Produkte të skaduara
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    June 10, 2026

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    June 10, 2026

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    June 10, 2026

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.