Familja e aktores së njohur Diane Keaton njoftoi se ajo ndërroi jetë më 11 tetor në moshën 79-vjeçare, si pasojë e pneumonisë. Keaton, fituese e çmimit Oscar dhe yll i filmave të njohur si “Annie Hall” dhe “The Godfather”, u nderua me një mori homazhesh nga adhurues dhe figura të njohura të Hollivudit.
Familja e saj theksoi dashurinë e Keaton për kafshët dhe për komunitetin, duke sugjeruar që çdo donacion në kujtim të saj – për një strehë kafshësh ose një ambient ku ofrohet ushqim falas – do të ishte një homazh i vlerësuar.
Keaton filloi karrierën në Broadway në moshën 22-vjeçare me muzikalin Hair, dhe u bë e famshme në vitet 1970 me rolin në Annie Hall, duke fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë. Ajo është gjithashtu e njohur për rolin e Kay Adams Corleone në trilogjinë The Godfather dhe për filmat Reds, Father of the Bride dhe Something’s Gotta Give.
E lindur në 1946 në Los Angeles dhe e rritur në Santa Ana, Kaliforni, Keaton mbetet një nga figurat më të ndritshme të kinematografisë amerikane.


