Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Delegacioni i “Fratelli d’Italia” inspekton kampin e Gjadrit: Qendra funksionon pothuajse në kapacitet të plotë

    Deklaratat e Trump trazojnë tregjet, dyshime për fitime miliona-dollarëshe nga informacioni i brendshëm

    Ghost Call/ Kompania “One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Kievi: Rusia ka goditur një autokolonë me ndihma të OKB-së

    October 14, 2025

    Forcat ruse kanë goditur një autokolonë me ndihma të Kombeve të Bashkuara në rajonin ukrainas të Hersonit, që pjesërisht është i pushtuar nga Moska, tha Kievi më 14 tetor, duke shtuar se nuk ka viktima nga ky sulm.

    Kreu i administratës rajonale ushtarake tha se dronët rusë dhe sulmet me artileri u kryen afër qytezës Billozerka, që gjendet në frontin e luftës.

    “Pushtuesit me qëllim shënjestruan kamionë të organizatës OCHA të OKB-së me dronë dhe artileri”, shkroi në rrjetet sociale zyrtari lokal, Oleksandr Prokudin.

    Ai tha se autokolona përbëhej nga katër makina dhe “një makinë u dogj krejtësisht, ndërkaq një tjetër është dëmtuar rëndë”, ndërkaq dy makinat e tjera i shpëtuan sulmit.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga, e quajti sulmin “një tjetër shkelje brutale të ligjit ndërkombëtar, që dëshmon shpërfilljen totale të Rusisë ndaj jetës së civilëve dhe ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare”.

    OKB-ja ende nuk ka komentuar për këtë incident dhe po ashtu nuk ka ndonjë reagim nga Moska.

    Prokudin publikoi një fotografi që shfaqi një kamion të bardhë me emblemën e Programit Botëror të Ushqimit që ishte përfshirë nga zjarri.

    Që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, autoritetet ukrainase dhe grupet e ndihmës kanë thënë se stafi dhe ndërtesat e tyre janë bombarduar nga forcat e Moskës.

    goditet autokolona e OKB Kievi Moska
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Delegacioni i “Fratelli d’Italia” inspekton kampin e Gjadrit: Qendra funksionon pothuajse në kapacitet të plotë

    April 20, 2026

    Deklaratat e Trump trazojnë tregjet, dyshime për fitime miliona-dollarëshe nga informacioni i brendshëm

    April 20, 2026

    Ghost Call/ Kompania “One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues në Tiranë

    April 20, 2026

    Brikena shpërthen pas BBVA: Ka pasur përpjekje për të më shkatërruar. Më kanë njollosur njerëz që i kam ndihmuar me duart e mia

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.