Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    October 12, 2025
    Takimi në Paris u kritikua nga Izraeli

    Një numër vendesh – përfshirë Gjermaninë – diskutuan për rindërtimin e Gazës në Paris. Mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Evropës në këtë projekt të gjerë. Sipas Ministrit të Jashtëm gjermanJohann Wadephul, ndihma për njerëzit në Rripin e Gazës duhet të fillojë menjëherë. Në Paris, politikani i CDU-së tha: Jemi gati të ofrojmë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës menjëherë.

    Wadephul mori pjesë në një konferencë të disa ministrave të jashtëm nga vendet evropiane dhe arabe që u mblodh urgjentisht (09.10.2025) në kryeqytetin francez. Ai tha se duhet të merren masa shpejt, sepse “mijëra e mijëra njerëz atje janë ende në rrezik”.

    Që nga fillimi i javës Wadephul theksoi, rëndësinë e një konferencë të përbashkët rindërtimi me Egjiptin: “Por do të duhet të jetë një konferencë politikisht më e gjerë, e cila përcakton gjithashtu një kornizë politike për Rripin e Gazës, dhe sigurisht gjithmonë mban parasysh se qëllimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete.”

    Wadephul: “Izraeli duhet të jetë atje!”

    Izraeli nuk duhet të mungojë në një konferencë të tillë, tha ministri gjerman. Ai gjithashtu mbështeti idenë që zhvillimet e mëtejshme në Rripin e Gazës duhet të jenë nën një mandat të OKB-së: “Ne kemi nevojë për një kornizë ligjore për gjithçka që po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, theksoi Wadephul. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse plane të tilla të gjera do të dëgjohen nga negociatorët kryesorë në Egjipt – izraelitët, palestinezët dhe amerikanët.

    Edhe para marrëveshjes midis Izraelit dhe grupit terrorist islamik Hamas për një shkëmbim të burgosurish dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, Wadeful kishte nisur një iniciativë për rindërtimin në Rripin e Gazës, rajonin bregdetar të shkatërruar në Mesdhe.

    Për këtë qëllim, ministri gjerman fundjavën e kaluar e zgjati udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme për të vizituar Izraelin dhe Egjiptin. Në Kajro, ai tha, se Gjermania ishte gati të niste një konferencë mbi rindërtimin me Egjiptin.

    “Le të ndihmojmë në rindërtimin e Gazës”

    Politikanët nga partitë konservatore në pushtet të Gjermanisë, CDU dhe CSU, dhe Socialdemokratët (SPD), ranë dakord me të në Berlin. Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hart, tha: “Gjermania ka shhumë arsye për të ndihmuar në formësimin e rindërtimit të Gazës: politika e migracionit, politika e sigurisë, arsye humanitare. Dhe, së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, për arsyet e veta kombëtare.”

    “Arsyetimi shtetëror” i Gjermanisë, një term i vështirë për t’u kuptuar, në thelb nënkupton se Gjermania është e përkushtuar pa kushte për ekzistencën dhe sigurinë e shtetit të Izraelit. Kjo logjikë shtetërore bazohet në përgjegjësinë për gjenocidin ndaj rreth gjashtë milionë hebrenjve evropianë të kryer nga nazistët midis viteve 1933 dhe 1945.

    Në Berlin, zëdhënësi i politikës së jashtme i SPD-së, Adis Ahmetoviq, sugjeroi se Gjermania mund të kontribuonte në veçanti në “ndërtimin e strehimoreve të përkohshme, largimin e rrënojave, restaurimin e furnizimit me ujë dhe ndërtimin e objekteve sanitare”. Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), ka bërë tashmë propozime të ngjashme gjatë një vizite në Izrael në fund të gushtit.

    Planet konkrete janë mjaft të paqarta

    Megjithatë, planet konkrete për rindërtim mbeten mjaft të paqarta – madje edhe në Berlin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Gizeh, në përgjigje të një pyetjeje nga DW, tha:

    “Nuk mund t’ju jap detaje të mëtejshme në këtë pikë, përveç se konferenca do të zhvillohet. Konteksti është i qartë: bëhet fjalë për rindërtimin e Gazës, por sigurisht edhe për zgjidhje afatgjata për stabilitetin në rajon, duke përfshirë mbrojtjen e Izraelit nga agresione të mëtejshme. Konferenca e Parisit është pika fillestare për këtë.”

    Izraeli kritikon ashpër takimin e Parisit

    Reagimi i Ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ndaj takimit të organizuar me nxitim në Paris tregon se sa të vështira ka të ngjarë të jenë përpjekjet evropiane për të zhvilluar një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës.

    Wadepful u takua me Saar në Izrael vetëm pak ditë më parë. Ata kanë raporte të mira mes tyre. Megjithatë, Saar tani ka vlerësuar se konferenca e Parisit ishte “e panevojshme dhe e dëmshme”.

    Ai shkroi në platformën X: “Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër të Presidentit Macron për të larguar vëmendjen nga problemet e tij të brendshme në kurriz të Izraelit.”

    Marrëdhëniet e Izraelit me Francën kanë rënë në një pikë të ulët që kur Presidenti Emmanuel Macron njohu shtetin palestinez në fund të shtatorit. Shumë vende të tjera evropiane kanë bërë të njëjtën gjë, por Gjermania nuk e ka ndërmarrë këtë hapu dhe nuk iu bashkua këtyre vendeve.

    Deklarata e Saar e bën të qartë se është kryesisht e paqartë se çfarë roli mund të luajnë vendet evropiane, dhe për rrjedhojë Gjermania, në rindërtimin e Gazës. Dhe në hapat e parë të planit 20-pikësh të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Evropa do të luajë vetëm një rol mbështetës./DW

    CDU Evropa Gazë gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    July 26, 2026

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    July 26, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    July 26, 2026

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.