Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensionet SHBA–Iran përshkallëzohen: Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas ndalimit të 21 anijeve

    UNICEF: Dy shoferë të cisternave të ujit vri*en në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave

    Manastirliu takon banorët e pallatit të djegur në Tiranë: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri, rastet rriten me 23% në një dekadë

    October 8, 2025
    ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri, rastet rriten me 23% në një dekadë

    Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare. Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale. Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo vit.

    Rreziku i diagnostikimit rritet dukshëm me moshën, duke arritur kulmin në grupmoshën 50–70 vjeç. Analizat tregojnë se rritja e përgjithshme e incidencës shpjegohet kryesisht nga rastet mbi 50 vjeç, të cilat janë shtuar me 3.6% në vit, ndërsa tek moshat nën 50 vjeç është vërejtur një ulje mesatare prej 1.9%.

    Mosha mediane në momentin e diagnozës është rritur nga 55 vjeç në vitin 2015 në pothuaj 59 vjeç në 2024, duke reflektuar efektin e plakjes së popullsisë dhe afrimin me profilin demografik të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, numri i mamografive të kryera në vend është rritur ndjeshëm, raporti tregon se, nga rreth 5,000 në vitin 2014 në mbi 25,000 gjatë viteve 2022–2024, çka ka sjellë edhe rritje të mbulimit me depistim në rreth 25% të popullatës target.

    Depistimi i grave për kancer gjiri kryhet falas përmes sistemit publik shëndetësor. Kontakti i parë zakonisht ndodh përmes mjekut të familjes apo infermierit të qendrës shëndetësore, të cilët informojnë gratë për rrezikun, kryejnë ekzaminimin klinik dhe i udhëzojnë për mamografi. Gratë e grupmoshës 50–60 vjeç, si edhe ato në rrezik të shtuar, ftohen për mamografi çdo dy vjet, nëse nuk kanë shenja klinike.

    Sipas të dhënave të ISHP, vetëm përmes mamografive të lëvizshme identifikohen çdo vit mbi 10 raste të dyshuara për kancer gjiri, ndërsa rreth 50 raste diagnostikohen në mënyrë të hershme falë depistimit. Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një faktor kyç që rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit./Monitor

    5000 gra me kancer gjiri ISHP kancer gjiri në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensionet SHBA–Iran përshkallëzohen: Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas ndalimit të 21 anijeve

    April 18, 2026

    UNICEF: Dy shoferë të cisternave të ujit vri*en në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave

    April 18, 2026

    Manastirliu takon banorët e pallatit të djegur në Tiranë: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

    April 18, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.