KUKËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Radar.al


