Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    “Mbinxehja” e kredisë për individë/ Banka e Shqipërisë mund të marrë masa të reja për ta ngadalësuar

    October 2, 2025

    TIRANË– Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka lënë përsëri të hapur mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të saj.

    Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të tretë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se në tërësi, vazhdimësia e rritjes së kreditimit konfirmon vijueshmërinë e një cikli financiar pozitiv, që po zhvillohet me shpejtësi.

    Banka e Shqipërisë vëren se, krahas mundësive më të mira për akses në kreditim, këto zhvillime shoqërohen me rreziqet që lidhen me ruajtjen e aftësisë paguese të kredimarrësve, përqendrime në sektorë të caktuar dhe rënie të cilësisë së kredisë në sektorin bankar.

    Në këto kushte, me qëllimin për të moderuar ritmet e rritjes së kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë nivelin e normës së shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) në qershor 2024 dhe në dhjetor 2024, me nga 0.25%, në nivelin aktual prej 0.50%. Këto rritje të KUNC do të përmbushen përkatësisht në qershor dhe në dhjetor 2025.

    Njëkohësisht, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ekspozimeve të bankave në tregun e pasurive të paluajtshme, në muajin maj 2025 Banka e Shqipërisë vendosi të zbatojë kufij të sipërm në dy tregues të standardeve të kredidhënies për pasuri të paluajtshme, raportin e kredisë ndaj vlerës së pronës dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.

    Këto kufij janë vendosur të diferencuar sipas monedhës dhe sipas qëllimit të blerjes së pronës dhe zbatohen që prej datës 1 korrik 2025.

    Banka e Shqipërisë shprehet se, aktualisht, ndikimi i këtyre masave po monitorohet për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe nevojën e plotësimit të mundshëm të tyre.

    Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së.

    Vlerat e treguesit parësor mbeten negative, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, në tremujorin e dytë vlera e treguesit parësor është ngushtuar me përkatësisht rreth 3.1 dhe 0.7 pikë përqindjeje ndaj një viti më parë dhe ndaj tremujorit paraardhës. Në tremujorin e dytë, ky raport ishte -3.53 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja 2009-2025 vlerësohet në nivelin -7.8 pikë përqindje.

    Një zhvillim i rëndësishëm është kalimi i hendekut për segmentin “individë” në territor pozitiv për herë të parë që prej vitit 2009, duke reflektuar rritjen e qëndrueshme të kredisë për familjet. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë vlerëson se është e nevojshme të monitorohet ngarkesa me borxh e tyre dhe faktorët që ndikojnë në aftësinë paguese të familjeve.

    Nga ana tjetër, hendeku për segmentin “biznes” mbetet në territor negativ, por prirja e ngushtimit të tij, në terma tremujorë me 0.2 pikë përqindje dhe në terma vjetorë me rreth 2 pikë përqindje reflekton përmirësimin gradual të qasjes së bizneseve ndaj kredisë.

    Në mënyrë të ngjashme me familjet, edhe për bizneset është e nevojshme të vlerësohet nëse rritja e borxhit është shoqëruar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe të përfitueshmërisë së tyre, në mënyrë që të evidentohen në kohë presionet mbi aftësinë paguese dhe cilësinë e portofolit përkatës të kredisë.

    Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.

    Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).

    Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP u rrit më tej në nivelin 065, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.

    Zhvillimet e fundit pasqyrojnë një ritëm rritjeje pozitiv dhe më të shpejtë të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por në terma vjetorë ritmi i rritjes së kësaj kredie është ngadalësuar.

    Indeksi i çmimit të banesave ka vijuar të shfaqë një rritje të ndjeshme, duke qëndruar mbi nivelet afatgjata të rritjes prej më shumë se një viti. Ky zhvillim tregon një kërkesë të fortë në treg, por gjithashtu mund të shoqërohet me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit.

    Paralelisht, rritja e raportit ndërmjet çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe atyre të qirasë, tregon se çmimet e blerjes po rriten me shpejtësi më të madhe se qiratë, për tre tremujore radhazi. Këto zhvillime tregojnë për një kërkesë të fortë në treg, por, sipas Bankës së Shqipërisë, mund të shoqërohen me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit.

    Lëvizjet në kreditimin për pasuri të paluajtshme dhe ndryshimet në indeksin e çmimeve të banesave kanë tendencën të ndikojnë duke përforcuar njëri-tjetrin./Monitorhttps://radar.al/rama-tallet-me-gafen-e-trump-i-drejtohet-macronit-sme-urove-per-luften-me-azerbajxhanin/

    Dr*gë dhe o*gji me nxënësit/ Mësuesja 31-vjeçare, rrezikon 40 vite burg! I mituri: Pas s*eksit me mua…

    Nga p*rnografa, lojërat e fatit tek ‘BBV’, çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google gjatë 2025?

    banka e shqiperise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.