Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, i cili shpreh vlerësimin për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë.

    Rama tha se ky është një nga mesazhet e shumta që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa qytetari sqaron se nuk synon të bindë askënd apo të bëjë propagandë politike.

    Ai tregon se është rritur në një Shqipëri me shumë vështirësi infrastrukturore dhe sociale, duke argumentuar se, pavarësisht kritikave dhe problemeve që vazhdojnë të ekzistojnë, nuk mund të mohohen ndryshimet dhe investimet e realizuara ndër vite.

    Qytetari thekson se nuk është i lidhur me shtetin dhe nuk mbështet verbërisht asnjë forcë politike, ndërsa shprehet se mesazhi i tij është një përpjekje për të sjellë një këndvështrim ndryshe në debatin publik, duke pranuar se qëndrimi i tij mund të ngjallë reagime të ndryshme.

    Postimi i plotë i kryeministrit Rama

    Mirëmëngjes dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë

    Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.

    Jo për t’i bërë lajka.

    Jo për të bindur askënd.

    Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.

    Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.

    Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.

    Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.

    As që nuk janë bërë gabime.

    Por për sqarim:

    Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.

    Nuk jam as i shitur.

    As i blerë.

    Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.

    Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.

    Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.

    E di që do shahem.

    Por s’ka problem.

    Sepse në fund të fundit:

    I shari shan.

    I mençuri mendon.

    Edi rama Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.