KUKËS– Në këtë të enjte të 2 Tetorit, Kukësi është zgjuar i mbuluar nga bora.
Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur zonat malore mbi 1000 metra në veri të vendit, përfshirë Shishtavecin, Zaponin, Topojanin, Gryk-Qajin, Arrenin dhe Kalisin.
POSTIMI I PLOTË:
Fotolajm
Borë në veri të vendit, zonat malore zbardhen nga reshjet
Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur zonat malore mbi 1000 metra në veri të vendit, përfshirë Shishtavecin, Zaponin, Topojanin, Gryk-Qajin, Arrenin dhe Kalisin.
Pamja është kthyer në një skenë dimërore tipike, ndërsa deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim apo furnizim me energji. Autoritetet apelojnë për kujdes në rrugë për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit.
Reshjet pritet të intensifikohen të premten, ndërsa përmirësimi i motit parashikohet nga e shtuna./Radar.al

Rama tallet me gafën e Trump/ I drejtohet Macronit: S’më urove për luftën me Azerbajxhanin


