Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    September 30, 2025

    Dardan Malaj

    Historia e garave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës është një pasqyrë e mirë e transformimeve politike në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Në prag të betejës së dhjetë, të dhënat e përmbledhura në tabelë kronologjike japin mundësinë të evidentohen disa prirje të rëndësishme.

    1. Një garë me shumë aktorë – mbi 40 kandidatë në skenën politike të kryeqytetit

    Edhe pse informacioni për vitet e para të demokracisë është më i cunguar, nga 1992 deri në vitin 2023 numërohen të paktën 44 kandidatë që kanë aspiruar drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ky është një tregues i rëndësishëm i faktit se Tirana ka qenë gjithmonë një terren politik tërheqës jo vetëm për partitë kryesore, por edhe për figura të pavarura apo parti të vogla. Në shumë raste, gara për kryeqytetin është perceptuar si trampolinë politike, ose si mënyrë për të afirmuar alternativat e vogla politike para elektoratit urban. Gjithësesi, Edi Rama mbetet i vetmi që e bëri realitet trampolinën duke u ulur në karrigen e Kryeministrit. Lulzim Basha që e pasoi mbeti një Kryeminister në tentativë. Të vetmen gjë që fitoi, kryesimin e opozitës, e mori si dhuratë nga ‘babai politik’. Në tentativën për ‘vrasjen’ me paramendim të këtij të fundit, Lulzim Basha ra vet dëshmor politik duke i dhënë fund karrierës. Erion Veliaj, pasuesi tjetër i Ramës në këtë detyrë, aspirant për ti zënë karrigen e Kryeministrit, përfundoi në burg në pritje tashmë të procesit gjyqësor.

    2. Kurajë përballë humbjes – emra që sfiduan momentet më të vështira

    Një element që spikat nga kronologjia është se disa figura politike garuan në periudha kur forcat e tyre ishin në disavantazh të qartë.

    Luan Hajdaraga (PS, 1992) dhe Agim Fagu (PS, 1996) garuan në kulmin e fuqisë së Partisë Demokratike, në momente ku rotacioni pas vendosjes se pluralizmit politik kishte ndryshuar rrënjësisht ekuilibrat.

    Po ashtu, Besnik Mustafaj (2000) dhe Spartak Ngjela (2003) përfaqësuan opozitën në periudha të vështira për PD. Ata garuan kur PS kishte marrë pushtetin, e djathta po përpiqej të riorganizohej pas shkatërrimit nga trazirat e 1997, vrasjes se deputetit Hajdari dhe grushtit të shtetit në 1998 apo më tej edhe humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2001.

    Futja e tyre në garë e bëri betejën më shumë një test të rezistencës dhe dinjitetit politik sesa një shans real për të fituar. Pavarësisht humbjes, këto kandidatura treguan se Tirana mbeti një arenë politike ku guximi për t’u përballur kishte vlerë më të madhe se rezultati final. Kandidatët e tillë shërbyen si simbol i garës demokratike dhe i përpjekjes për të sfiduar hegjemoninë e momentit.

    3. E djathta ka një problem serioz me Tiranën

    Vetëm tre prej nëntë betejave për Tiranën janë fituar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Dy prej tyre në vitet e para të demokracisë, atëherë kur hegjemonia e të djathtës ishte e dukshme përballë të majtës së shkatërruar në gjitha kuptimet, në tentativën për tu rithemeluar nën logon e PSSH por pjesë e trashëgimisë së PPSH.

    Ndonëse në pushtet, PD e fitoi të vetmen garë të mëpasme në vitin 2011 në një mënyrë shumë të diskutueshme. Jo vetëm me ndihmën e përthithjes së LSI në koalicion duke ja shkëputur Edi Ramës por edhe me një proces të kontestueshëm rinumërimi të votave të hedhura në kutitë e gabuara.

    Shifrat tregojnë se e djathta nuk ka marrë më veten në asnjë moment duke e shndërruar Tiranën në një ‘mollë të ndaluar’. Duke lënë mënjanë vitin 2019 ku opozita zyrtare i bojkotoi zgjedhjet, rrjedhimisht diferenca në vota e fituesit me vendin e dytë nuk ka kuptim, në proceset e tjera fitorja e të majtës ka ardhur gjithnjë në thellim avantazhi numerik.

    4. Rritja e numrit të votave – mes popullsisë dhe reformës territoriale

    Një tjetër tipar i qartë është evolucioni i numrit të votave. Nga mbi 80 mijë vota që merrte fituesi në fillim të viteve 2000, shifra shkon mbi 150 mijë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe mbi 158 mijë në vitin 2023. Ky ndryshim shpjegohet me dy elementë kryesorë:

    Rritja demografike e Tiranës. Kryeqyteti është zgjeruar me ritme të larta pas viteve ’90, duke tërhequr qindra mijëra banorë nga rrethet. Si pasojë, edhe trupi elektoral është shtuar ndjeshëm.

    Reforma territoriale e vitit 2014. Me bashkimin e njësive administrative dhe ish-komunave rreth Tiranës, Bashkia mori një territor shumë më të gjerë dhe një popullsi ndjeshëm më të madhe. Kjo e shpjegon pse diferencat në vota pas 2015-s janë shumë më të larta se më parë.

    Kjo tregon jo vetëm përmasat e reja të garës, por edhe rëndësinë strategjike që Bashkia e Tiranës ka fituar në peizazhin politik kombëtar – shpesh si një “miniaturë” e zgjedhjeve parlamentare.

    Në konkluzion, historia e garave për Bashkinë e Tiranës është një pasqyrë e pluralizmit politik shqiptar, e guximit individual të kandidatëve në kohë të vështira dhe e transformimit demografik e institucional të kryeqytetit. Tirana nuk ka qenë kurrë një garë thjesht lokale; ajo ka qenë gjithmonë një betejë kombëtare në miniaturë.

    Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në Basketboll/ Presidenti Ylli Ujka: Urime për fitoren, sezoni i ri nis me trofe!

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    Kopjoi homologen gjermane? Deputetja Ilva Gjuzi shkon në Komision me foshnje në krah

    bashkia tiranë Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

    April 29, 2026

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.